Neymar është lojtari i ri i Barcelonës. Supertalenti brazilian e ka bërë prezantimin zyrtar te skuadra katalonase. Para 56 mijë tifozëve të Barcelonës, Neymar është prezantuar me fanelën e skuadrës së Barcës duke mbyllur dilemat e përfolura që disa vite.


"Ky është momenti kulminant i jetës sime. Ka ardhur koha që unë të ndihmoj Messin me shokë për sukseset e Barcelonës. Do ta ndihmoj Messin për të qenë më i miri në botë, ashtu siç është edhe tani" deklaroj Neymar./Indeksonline/