Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 17:00

Neymar mund të bëhet shumë shpejt lojtar i ri i Real Madridit. Sipas Sky Sport 24, klubi mbretëror spanjoll i ka siguruar shërbimet e talentit brazilian të Santosit.



Edhe mediat spanjolle e ato braziliane e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Për momentin nuk janë bërë të ditura detajet e këtij transferimi, por ato do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Neymar është njëri prej talentëve më të mëdhenj në Brazil sot.



Ai shihet si Pele i ri. Në një moshë të re, sulmuesi i Santosit ka debutuar në përfaqësuesen braziliane, me të cilën do të luajë në Copa America muajin që vjen.