Neymar do të mbajë veshur fanellën e Realit të Madridit por jo në sezonin e ardhshëm por duke filluar që nga vera e vitit 2019-të, është e bindur për këtë gazeta katalane El Mundo Deportivo.


Sipas gazetës në fjalë La Liga është kampionati perfekt për tu shndërruar numri 1 në botë dhe për të fituar Topin e Artë dhe për këtë arsye Neymar ka vendosur të rikthehet në Spanjë por këtë herë për të mbajtur veshur fanellën e rivalëve të urryer të Barcelonës, Realit të Madridit.


Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez është një fans i madh i Oney dhe do të bëjë të pamundurën për ta transferuar brazilianin në Santiago Bernabeu.


Megjithatë edhe sezonin e ardhshëm Neymar do të luajë për PSG për të kaluar në Madrid në 2019-ën, atëherë kur Cristiano Ronaldo do të jetë 34-vjeç dhe me shumë mundësi do ti japë lamtumirën klubit merengues.


14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)