Pas një vendimi të marrë në asamblenë e PS-së, opozita shqiptare do të niste në orën 14:00 një demostratë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestë që nisi pas një ngërci të thellë politik.



Një ditë më parë kreu socialist Edi Rama, deklaroi se askush nuk mund ta ndalte zemërimin popullor, ndërsa kreu i qeverisë Berisha se nuk do të lejohej shkelja e ligjit dhe se do të ndëshkohej kushdo që e shkel atë.

Ambasada Amerikane kishte lajmëruar të gjithë shtetasit e vet të mos dilnin atë ditë në bulevard. Demostrata filloi pak para orës 14:00 kur njerëzit u mblodhën para selisë së Kryeministrisë e cila ishte 1-vjetori i 21 janarit21 janari, homazhe në nderim të 4 viktimave
Homazhet për 21 janarin
rrethuar nga forca të shumta policie.

Pikërisht para selisë së qeverisë nisi edhe konfrontimi mes protestuesve dhe policisë i cili vazhdoi më pas me sulme me gurë të demostruesve ndaj kryeministrisë dhe me lëshimin e gazit lotsjellës nga policia dhe zjarrin me fishekë manovre.

Në protestë u përdoren edhe automjete që shpërndanin ujë me presion. Por shumë shpejt situata doli jashtë kontrollit nga të dyja kampet. Kaosi vazhdoi për dy orë me radhë me hedhje gurësh, djegie makinash deri në orën 16:00, kur u dëgjuan të shtënat e armëve.

Në harkun kohor të 10 minutave tre persona u dërguan të vrarë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, e mandej në morgun e QSUT-së.

Një mjek i ngarkuar në rolin e zëdhënësit të Spitalit Ushtarak lajmëroi vdekjen e tre protestuesve, Hekuran Deda, banues në Laknas të Tiranes, Faik Myrto nga Fieri dhe Ziver Veizit nga Gjirokastra.

Pas këtij lajmi dhe rënies të natës, protestuesit lanë bulevardin, ndërsa policia ndaloi dhjetra prej tyre, duke përdorur edhe mënyrat e forta dhe dhunën.

Pak më vonë pasi bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ishte zbrazur dhe policia kishte rikthyer kordonin e saj para selisë së qeverisë, dhjetra policë nisën shoqërimin e protestuesve që kishin mbetur në boulevard, veprime këto të kryera përmes akteve të dhunës.

Kryeministri Sali Berisha, i cili qendroi në heshtje gjatë gjithë kohës së zhvillimit të protestës, u shfaq para kamerave në orën 19:30, për të akuzuar kreun e opozitës Edi Rama se kishte inskenuar një grusht shteti për të marrë me dhunë selinë e qeverisë.

“Edi Rama do të mbajë përgjegjësi të plotë për këtë që ka ndodhur. Të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë të cilat…armë, pistoleta të lehta që nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës”, do të deklaronte Berisha një vit më parë.

Ndërkohë kreu i opozitës, pasi situata pranë selisë së qeverisë kishte marrë përmasa tragjike, në daljen e  tij të parë publike kërkoi qetësimin e situatës, ndërsa akuzoi policinë se ishte ajo që provokoi degradimin e situatës dhe shndërrimin e demostratës në tragjedi.

Rama u shfaq disa herë para kamerave gjatë mbrëmjes duke akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin Berisha për këtë situatë dhe deklaroi se sjellja brutale ndaj protestuesve tregon rrugën e drejtë të opozitës.

“Kryeministri i Shqipërisë, që sot fatkeqëesisht është vetëm përfaqësuesi i një koalicioni turpi, ka lyer duart me gjak të pafajshëm”, deklaroi Rama.

Shtetet e Bashkuara dënuan dhunën në Shqipëri dhe shprehën keqardhjen për humbjen e jetëve dhe plagosjet gjatë protestave. Komisioni Europian denoi me forcë humbjen e jetëve të njerëzve gjatë protestës.

Duke folur në emër të komisionereve Ashton dhe Fyle zëdhënësja Natash Butler tha se politikanët duhet të gjejnë gjuhën e dialogut, ndërsa autoritetet të respektojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar.

Atë mbrëmje u shfaqën edhe videot amatore që kishin fiksuar skenat e vrasjes së protestuesve. Dy javë më vonë humbi jetën, në Turqi edhe protestuesi i katërt, Aleks Nika nga Lezha.

Por ngjarjet e 21 janarit do të pasonin me një kalvar të gjatë akuzash, thyerje të ligjit dhe Kushtetutës. Dy ditë më vonë, Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimin duke nxjerrë një urdhër ndalimi për 6 krerë të Gardës së Republikës, një urdhër që nuk u zbatua kurrë nga policia. Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Burgaj refuzoi të respektojë urdhërin.

“Ata që flasin për ‘ngjarje bulevardi’ nuk janë gjë tjetër, vecse, më falni për shprehejn, horra dhe lavire bulevardi”, tha Berisha.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë u dërguan 137 protestues të ndaluar, nga të cilët deri më sot 20 prej tyre kanë marrë dënim nga gjashtë deri në 12 muaj burg.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, për organizmin nuk ka asnjë të pandehur për vrasjen e protestuesve. Në burg ndodhet i pandehur vetëm gardisti Agim Llupo.

Vetëm dy ditë pas ngjarjeve, kryeministri Berisha thirri urgjent parlamentin dhe mazhoranca ngriti formalisht një Komision Parlamentar për të hetuar ngjarjen, por ky komision, afati i të cilit është shtyrë disa herë, ende nuk ka nxjerrë asnjë përfundim.

E vetmja gjë është tërheqja e kryeministrit Berisha formalisht nga akuza për katër gazetarë si puçistë, ndërkohë që në listë mbeten ende të tillë, Ina Rama dhe Bamir Topi.

Gjatë këtyre hetimeve Prokuroria e Përgjithshme kërkoi ekspertizë amerikane, ekspertizë kjo që dy ditë më parë në Top Channel u konfirmua se ka mbërritur nga ambasadori amerikan, Arvizu.