Në një intervistë të gjatë për emisionin “Log” të gazetarit Artur Kopani, kryeministri Sali Berisha flet për pritshmëritë e vitit 2010, për shpresat e heqjes së vizave brenda gjashtëmujorit të parë të vitit, por edhe për aksionin e rëndësishëm politik të çlirimit të politikës dhe të ekonomisë nga Aldo Baret e krimit dhe të grabitjes së tokave

Zoti Berisha po e fillojmë nga intervista e zotit Barot, nga letra e dërguar nga ministrat e jashtëm të Italisë dhe Sllovenisë për të shpejtuar procesin e liberalizimit të vizave. Si e ka lexuar qeveria juaj vendimin e Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian për t’i hapur rrugë kërkesës e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat?
Së pari dua të theksoi se viti 2009 për ne shqiptarët ishte viti i vendimeve më të mëdha, më të rëndësishme, më pozitive që bota perëndimore dhe institucionet europiane dhe atlantike kanë marrë për Shqipërinë. Pas anëtarësimit të plotë në NATO në samitin e Strasburgut në prill të këtij viti Shqipëria ndodhej pranë një procesi themelor, siç ishte procesi zgjedhor. Anëtarësia në NATO na u akordua për reformat e mëdha dhe të gjithanshme që u morën dhe rezultatin e tyre, por kishte një problem të cilit ne nuk i kishim dhënë ende përgjigje përfundimtare. Ky problem ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Projektorët e të gjithë botës së lirë ishin të përqendruar te ne. “A do tw zhvilloi Shqipëria zgjedhje të lira dhe të ndershme, a do të mbaj kryeministri shqiptarë fjalën e tij që shqiptarët të votonin të lirë dhe qeveria të respektonte vullnetin e tyre kjo ishte për tu provuar?. Por në këtë kontekst më 28 prill të vitit 2009 unë paraqita kërkesën kryeministrit Topolanek sërish kërkesa që u pranua nga kryeministri Topolanek për t’iu paraqitur kryesisë, është pranuar pasi ai ka marrë konsensusin e të gjithë kryetarëve të shteteve, përfshi këtu dhe kancelaren Merkel. Gjatë dorëzimit të kërkesës unë i kërkova kryeministrit Topalonek tu përcjell kryetarëve të shteteve të BE-së që unë i jam shumë mirënjohës që pranuat ftesën, por dhe unë jam i vetëdijshëm dhe dua që kërkesa të shqyrtohet pas mbarimit të zgjedhjeve dhe unë i faktova Europës dhe botës përkushtimin tonë përzgjedhje të lira dhe të ndershme. E bëra me vetëdijen më të thellë se Shqipëria kishte mbetur i vetmi vend që diskutonte zgjedhjet. Vlerësimet që morëm për zgjedhjet ishte shumë i qartë, pastaj doli problemi i vlerësimit të gjykatës kushtetuese gjermane, parlamenti gjerman u mblodh me datë 27 tetor, por e vërteta është se në komisione do konstituohej në fund të nëntorit. Takova kancelaren Merkel e urova për fitoren i thash që ka ngelur problemi për shkak se nuk e vendos në axhentë pa miratimin tuaj ajo u angazhua seriozisht dhe erdhi vendimi i datës 16 nëntor. Çfarë është ky vendim, ky është vendimi më kapital më kryesor më i rëndësishëm për Shqipërinë deri më sot. Nëse do mund të heq një paralele me e kuptuar më qartë këtë eveniment identik me ftesën e NATO-s. Gjeri para këtij vendimi para këtij vendimi Shqipëria ka pasur marrëdhënie serioze me BE_në por marrëdhënie të një asociimi të cilat BE-ja ja ofron dhe vendeve që nuk kanë ndërmend kurrë të jenë pjesë e BE-së. Kurse vendimi i 16 nëntorit është vendimi ku Shqipërisë i thuhet ti je përzgjedhur si vend anëtarë të BE-së. Pra hapen përfundimisht dyert për anëtarësim të plotë. Po dua të theksoi nga ana tjetër se ky proces është i bazuar plotësisht në performancën e qeverisë shqiptare. Qeverisë shqiptare, autoriteteve, qytetarëve shqiptarë i është thënë se ne ju pranojmë me kënaqësi, por ama kjo varet nga detyrat e juaja të shtëpisë do ti bëni mirë do ecni më shpejt dera është e hapur...

Kohët e fundit nga qarqe diplomatike europiane, por jo vetëm ato dhe në SHBA është përmendur si një datë e mundshme e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në përvjetorin e nisjes së luftës së parë botërore që i bie viti 2014? A jeni optimist se gjithçka mund të ishte ideale?
Unë asnjëherë nuk caktoj datë sepse është në natyrën time që në angazhimet e mija asnjëherë nuk caktoi data fiks. Ka një përpjekje të tillë të kryeministrit grek Papandreu por edhe të tjerëve që mendojnë se viti 2014 viti i parë mandatit tim të tretë të jetë viti i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE në 100 vjetorin e luftës së parë botërore. Çka do të thotë vendet jo anëtare të BE-së duhet të bëjnë përpjekje shumë të mëdha për të kapur këtë vit me të gjitha kërkesat e standardet. Një gjë është e sigurt se kjo është një ide jashtëzakonisht pozitive e cila në rast se nuk realizohet në vitin 2014 e shpejton dhe nuk e largon procesin. Detyra jonë është me një univers reformash ti përgjigjemi procesit të integrimit në mënyrë që siç kam theksuar në fund të mandatit për verdiktin final të vendeve anëtare të BE-së. Ky verdikt në një moment të caktuar nuk përcaktohet vetëm nga Shqipëria ky verdikt përcaktohet nga një kompleks reformash, por që tani ato duken pozitive. Sepse miratimi i traktatit të Lisbonës vendosi një vend të ri një stad të ri marrëdhëniesh ndërinstitucionale të BE-së. Konsolidoi tendencën integruese të BE-së e bëri atë qartësisht të funksiononte, çka do të thotë që edhe procesi i integrimit do të jetë një proces më i strukturuar...

Sa parashikohet rritja ekonomike shqiptare për vitin që vjen?
Theksova në fjalën time në Kuvend se ky është një buxhet historik. Them historik se buxheti do financojë anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE dhe liberalizimit të vizave. Është i vetmi buxhet në Europë që parashikon rritjen më të madhe ekonomike 6.5 për qind. Është i vetmi buxhet në Europë që parashikon një rritje të madhe të rrogave dhe të pensioneve se çdo vend tjetër. Në të vërtetë ky është një buxhet i realizuar nga një realitet që zhvillohet. Në këtë buxhet i cili përbën portofolin e dytë  të çdo qytetari dhe të familjes shqiptare ne rrisim të ardhurat me 7-14 përqind të 800 mijë qytetarëve shqiptarë që janë rrogëtar në sektorin publik apo janë pensionist. Në këtë buxhet ne rrisim me 32% investimet për shkollat e vendit. Në këtë buxhet ne risim me 21% investimet përshëndetin e qytetarëve shqiptarë. Në këtë buxhet ne parashikojmë të ndërmarrim punimet në tërë trasetë e rrugës së arbrit përfshi dhe tunelin 3.7 kilometra. Parashikohet të filloi ndërtimin e boshtit të jugut Tiranë-Elbasan-Berat-Tepelene. Rruga e Arbrit është arteria e dytë e madhe e kombit, janë 800 mijë shqiptarë në Maqedoni rruga e arbrit shkurton distancën  midis Shkupit dhe Tiranës 102 kilometra. Rruga e arbrit shkurton distancën Peshkopi-Bulqizë-Klos-Tiranë me 70 për qind. Rruga e arbrit do të jetë rrugë e një fluksi të madh tregtarë. Boshti i jugut është boshti i transformimit të Shqipërisë. Ndërtimi i autostradës Durrës - Morinë ka transformuar një herë e përgjithmonë atë rajonin. Le të marrim aeroportin e Kukësit ishte një aeroport që dukej si muzeum, rruga ka bërë që kompanitë më të mëdha në Europë ta kërkojnë aeroportin. Ky aeroport që me  rrugën e re është 90 minuta nga Tirana. Tani është e domosdoshme që dhe jugu të pësoi këtë transformim të madh, ky transformim bëhet duke ndërtuar boshtin e jugut që shkurton më 100 kilometra të Sarandës e Delvinës. Vetëm tuneli i Elbasanit shkurton me 40 minuta kohën mbërritjen e të gjithë qytetarëve që banojnë nga Librazhdit deri në Konispol. Ky tunel kushton po pse u vendos ai, por është shumë i përshtatshëm në rrafshin kohor ai është rreth 2.6 kilometra. Qaf Plloç - Qukës ne do ndërtojmë tunel që të shkurtoi distancat kohore. Çdo të thotë të mos ndërtosh tunelin e Rrugës së Arbrit do të thotë ta ngjisë rrugën e lartësinë atje ku është sot. Struktura gjeologjike nuk është e mirë e dimë që tani po teknologjitë e realizojnë atë. Ka pasur shembje në tunelin jugor të Kalimashit sharjet e tyre janë primitive...

Kemi hyrë te pjesë shumë e nxehtë e politikës protestat e opozitës si dhe ultimatumin e vendosur prej kreut të saj. A do e konsideroni këtë ultimatum?
Unë u dhashë një përgjigje dje, por mund të them se më ngjajnë si shpërthimet e një njeriut në mankth, asgjë më shumë. Si një njeri që fabrikon dhe beson gënjeshtrat e veta. Megjithëse unë dje në parlament bëra një ekspoze të gjatë të këtyre çështjeve sot nuk do ndalem kaq gjatë. Këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje të bekuara, të bekuara së pari nga qytetarët shqiptarë që morën pjesë më shumë se asnjëherë tjetër. Këto zgjedhje kanë qenë të bekuara sepse janë zgjedhjet e para të cilat u certifikuan në unanimitet nga mbi 20 mijë komisioner të opozitës shqiptare. Të cilët në punën e tyre të përgjegjshme ligjore nuk konstatuan asnjë shkelje ligjore dhe nuk vendosëm as vërejtjen më të vogël për procesin e numërimit dhe administrimit. Këto zgjedhje u bekuan nga media shqiptare të cilat pavarësisht nga diversiteti i tyre unë u njoh një meritë historike për kontributin që ata kanë dhënë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Të mos harrojmë raportet e tyre nga katër anët e Shqipërisë. Cilat ishin raportet e tyre për zgjedhjet e 28 qershorit ato janë të bekuara pavarësisht se kush media punonte gazetari u konstatua se nuk ka pasur shkelje. Këto zgjedhje u certifikuan për herë të parë në unanimitet nga KQZ-ja. U certifikuan nga Kolegji Zgjedhor. Zgjedhjet e 28 qershorit kanë pasur certifikimin më të madh në historinë vendeve  sepse ndodhën  në një moment historik. Këto zgjedhje u certifikuan nga Watchdog-u ndërkombëtarë nga 50 e ca vëzhgues të cilët konkluduan se zgjedhjet në Shqipëri kanë përmbushur standardet. Ata deklaruan se nuk pati të dhëna manipulime. Ky ishte verdikti i atyre që vëzhguan zgjedhjet që përfaqësonin asamblenë p[parlamentare, ODHIR, Asamblesë parlamentare të NATO-s, asamblenë parlamentare të KE-së si dhe parlamentin e Europës. Këto zgjedhje Edi Rama u përpoq ti damkos kam një mori me prova i dërgoi dhe ishin falsitete. Ndaj dhe u konkludua me gjakftohtësinë më të madhe nuk ka të dhëna për manipulime në rezultat dhe numërim të parregullt. Zgjedhjet u certifikuan nga kryesia e radhës e BE-së nga Komisioni Europian që të gjithë theksuan se zgjedhjet plotësuan angazhimet kryesore të OSBE. Të gjithë theksuan se ishin zgjedhjet me të mira që ka bërë vendi jo vetëm kaq por rezoluta historike e 16 nëntorit e futi Shqipërinë në listën e bardhë. Zgjedhjet u certifikuan nga qeveria e SHBA-ve të cilat me përfaqësuesin e saj në vjen deklaruan se zgjedhjet ishin të mira dhe i kërkoi opozitës në Kuvend. Zgjedhjet morën certifikimin më absolut. Të gjithë theksuan se ishin zgjedhjet me të mira që ka bërë vendi jo vetëm kaq por rezoluta historike e 16 nëntorit kur këshilli i ministrave pranoi kërkesën për vend kandidat të Shqipërisë. Asnjë qeveri të vendeve anëtare nuk do pranonte kurrë të jepte votën e vet në rast se zgjedhjet nuk do kishin pasur certifikimin më të madh. Parlamenti Europian nuk do ta ndërmerrte kurrë rezolutën që mori në rast se zgjedhjet nuk do ishin të lira. Zgjedhjet, janë certifikuar nga Kolegji Zgjedhor. Zgjedhjet e 28 qershorit, kanë pasur certifikimin më të madh, në historinë e zgjedhjeve të një vendi. Pse? Sepse ndodhën në një moment të caktuar, historik për vendin. Ato u certifikuan nga Watchdog-u ndërkombëtar, me 5 qind e ca vëzhguesish, rast shumë i rrallë, i cili konkludoi se zgjedhjet në Shqipëri kanë përmbushur standardet kryesore të OSBE dhe se nuk pati manipulime, nuk pati të dhëna për manipulim të rezultatit apo për numërim të parregullt. Ky është vlerësimi i ekspertëve që vëzhguan zgjedhjet dhe që përfaqësoi, Asamblenë Parlamentare të OSBE/ODHIR, asamblesë parlamentare të NATO, Asamblesë parlamentare të KE, si dhe Parlamentin Europian. Është i jashtëzakonshëm. Këto zgjedhje, Edi Rama u përpoq t`i damkosë, kam burime dhe prova, tha për dhunime. Silli i thashë zotëri provat, i dërgoi, ishin të gjitha falsitete. Ndaj dhe u konkludua me gjakftohtësinë më të madhe, nuk ka të dhëna për manipulim rezultati dhe numërim të parregullt. Zgjedhjet, u certifikuan nga kryesia e radhës së Bashkimit Europian, nga Komisioni Europian, nga Parlamenti Europian, që të gjithë theksuan se zgjedhjet plotësuan angazhimet kryesore të OSBE, që të gjithë theksuan se ishin më të mirat që ka bërë vendi, dhe jo vetëm kaq, por ishte dhe rezoluta historike e Parlamentit Europian, për të nxjerrë Shqipërinë në listën e bardhë. Zgjedhjet u certifikuan nga qeveria e SHBA, e cila me përfaqësuesit e saj në Vjenë, përshëndeti qytetarët shqiptarë për zgjedhjet, legjitimitetin e parlamentit shqiptar dhe i kërkoi opozitës të kthehet në parlament. Të gjithë këto faktorë të tjerë që përmenda kanë kërkuar kthimin e opozitës në parlament. Zgjedhjet, morën certifikimin më absolut, më datën 16 nëntor, kur qeveritë e 27 vendeve anëtare në unanimitet të plotë votuan për pranimin e kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. As edhe një qeveri e vetme anëtare e BE-së nuk do pranonte kurrë të jepte votën e vet në rast se zgjedhjet do të kishin pasur efekt të kundërt. Parlamenti Europian nuk do merrte kurrë rezolutën që ndërmori në rast se zgjedhjet do ishin të manipuluara. Komisioni Europian nuk do të merrte kurrë hapat që mori në rast se zgjedhjet do kishin pasur problematikë. Pierre Mirel nuk  do vinte kurrë në Shqipëri, me hap të shpejtë për pyetjet, në rast se zgjedhjet nuk do ishin ato që kanë qenë. Zgjedhjet kanë marrë një certifikim shumë të madh, më të madh në historinë e këtij vendi, unë kam 20 vjet në politikë, në këtë mandat kam marrë mesazhet më të ngrohta, më miqësore, në tërë jetën time, nga të gjithë kryetarët e shteteve, dhe qeverive të botës. I bindur të jesh, se një kryeministër që ka qoftë dhe një minimizim, problem legjitimiteti unë nuk i drejtohem atij kurrë. Zgjedhjet nuk i pranon një njeri, dhe ky është Edi Rama. Ky më thotë mua të hapim kutitë, pasi  ka përzgjedhur vetë dhe unë kam qenë dakord sistemin zgjedhor, ka përzgjedhur vet dhe e ka shkruar me dorën e tij, ligjin zgjedhor, ka shkruar në ligj se rinumërimi i votave bëhet sipas nenit 116 dhe 118 vetëm kur ka kundërshtim gjatë procesit të numërimit. Çfarë do të thotë kjo? Kur nuk bien dakord, le ta zëmë se komisioni është shumicë i Partisë Demokratike, atëherë kanë të drejtë socialistët të thotë se unë s’jam dakord. Në këtë rast, e drejta e rinumërimit është e patjetërsueshme. Por, duke qenë se 20 mijë komisionerë nuk kanë bërë as shënimin më të vogël, Rama  tha se ata s’kanë pasur integritet...

Këta e dënojnë, por ju kanë kërkuar dialog. A ka një përpjekje nga ana juaj për dialog?
Po të hyjë në parlament, pa diskutim. Kanë kërkuar dialog, por kanë kërkuar që të hyjnë në dialog që të gjithë qeveritë e botës. Jo thotë ky, hap kutitë, se ky nuk është vetë në parlament. Ka një rëndësi tjetër madhore, të cilën unë shumë shpejt do t`ua faktoj shqiptarëve një për një. Arsyeja e tij madhore qëndron në aleancën punisto-mafioze, por ky është një problem. Ndërsa, kërcënimet e tij, më vjen keq ti përgjigjem në këtë mënyrë por më duken si budallallëk i madh, nuk i marr për të rëndësishme. I them kontesto sa të duash, dola i përshëndeta protestuesit, prapë do i përshëndes, s`kam asnjë problem me ata, problemin e kam me një njeri, të cilin e gënjen mendja se meqë nuk e mori dot karrigen me votë mund të marrë karrige me protesta. I ka bërë hesapet shumë gabim.

Tashmë si kryetar bashkie, bashkë me disa vendorë socialistë, zoti Rama po akuzon qeverisjen tuaj për shkelje të pavarësisë së tyre.  Ky është edhe si një ultimatum tjetër pas...?
Procesi i decentralizimit dhe i bashkëpunimit me pushtetit vendor është një proces konstant. Do u japim përgjigje autoriteteve përkatëse, të ultimatumit të tyre, atij seksioni të tyre. Një gjë dua të siguroj se politika fiskale është një mandatim i sovranit, për një qeveri me taksa të ulëta, dhe asgjë nuk më imponon mua për rritjen e taksave,  sikundër qindarkë për qindarkë do tu kompensohen çdo pasojë e uljes së taksave nga buxheti qendror. Për këtë kam qenë, e kam bërë të parën, dhe do ta bëj. Jam shumë krenar se bashkisë së Tiranës krahasuar me 2008 i janë rritur rreth katër herë financimet, tek të gjitha këto bashki, madje në këtë partneritet ne absolutisht nuk kemi parë asnjë interes tjetër përveç se interesin e qytetarëve dhe të drejtuesve të atyre bashkive, që në tërësi bashkitë e mëdha janë socialistët. Kam shkuar në Berat, e kam gjetur bulevardin e Beratit gropa-gropa, kam gjetur Beratin të ndarë më dysh,sot në Berat hyn me një nga hyrjet më moderne, të tëra investim të qeverisë. Sepse ka një rregull, aty ky fillon bashkia është rrugë kombëtare, jo i kam thënë ministrit Olldashi, do bëjmë hyrjet më të bukura, për Fierin, kemi bërë për Beratin, Kavajën. Pra, le të ulemi pak të shohim investimet, kemi bërë në Vlorë, apo që janë absolutisht fondet që janë dhënë në Korçë, po përfundojmë unazën e Korçë, është bashki socialiste Korça dhe s’kemi bërë asnjë dallim. Ne kemi rritur nga 7.1 miliardë që merrte pushteti vendor ne kemi arritur në 22 miliardë dhe shkojmë rreth 39 miliardë këtë vit në kuadër të krijimit të fondit për zhvillimin e rajoneve. Duke i thënë të gjitha këto, në të vetmen pikë të atij peticioni, që jemi plotësisht dakord, do të ulem me ata, dhe në rast se ata  faktojmë se për shkak të lëvizjen e qeverisë ulen të ardhurat ato do të hiqen, ato do të kompensohen  me çdo qindarkë. Nuk kemi asnjë qëllim që të vështirësojmë shërbimin, infrastrukturën e atyre qyteteve, përkundrazi qëllimi është krejt tjetër, i mbështesim fuqishëm. Nëse janë për pika të tjera, që janë për familjen e Edi Ramës, këto janë  të tjera.

Kohët e fundit janë publikuar një sërë skandalesh që kanë të bëjnë me trojet publike, lejet e ndërtimit, sidomos në kryeqytet. A është trajtuar kjo si një formë presioni që ju përdorni drejt pushtetit vendor?
S’ka asnjë formë presioni. Dje u kthye Aldo Bare nga Antalia, ka drejtuar bandën më të rrezikshme të vendit, janë dhjetëra të vrarë, por do të garantoj se nuk është i vetmi. Mafia e tokës, ka edhe Aldo Bare të tjerë, dhe unë këto do përmbledh një nga një. Në mënyrë të përsëritur para mediave kam deklaruar, se në çështjen e pronësisë  jemi hasur me një mal “Dajti” falsifikimesh, kjo është e vërteta. Por ajo që më inkurajon shumë është fakti se beteja me falsifikime me shtetin është betejë e humbur. Natyrisht do kohë, unë mbi bazën e falsifikimit, dy vjet më parë kam marrë vendim qeverie, sapo u zbuluan dokumentet, që asgjësonin tërësisht falsifikimin, unë mora vendimin e qeverisë dhe natyrisht do bëhen përgjegjës ata që kanë dorë. Falsifikimi, përvetësimi i trojeve, i tokave, është krimi më gjigant, i rëndë sa Dajti, që është kryer në këtë vend nga njerëzit e pushtetit. Në tërësi klanet mafioze të lidhura me pushtetin. Kam deklaruar a ishte momenti të merresha para zgjedhjeve me to? Jo, unë kam bërë fushatë pozitive, zoti Rama i ka lejuar vetes të shpifë të trillojë të shajë gjatë gjithë ditëve, të ndërtojë fushatën më negative, me një këshilltar famëzi, që është demoni i negativiteteve, unë s’kam lëvizur nga pozicioni im, fushatë pozitive. Pjesën tjetër, unë do të prisja rezultatin e zgjedhjeve, Watchdog-un, unë do të prisja vlerësimin e OSBE/ODHIR për zgjedhje, nuk doja unë që të krijoj alibinë e kutisë, apo alibinë e zgjedhjeve. Tani, i nderuar zotëri, atë që deklarova se mafies me darët e ligjit do ti shkulen rrënjë e dhëmballë, dhe zotit Rama i erdhi rëndë, do t’i them jo vetëm atë për edhe nofullën, me darët e ligjit. Në mënyrë absolute kjo qeveri do të bëjë gjë që kush pronë publike të vjedhur të mos gëzojë. Ajo është vetëm një hapësirë e vogël, shumë shpejt do të dalë qoshe pas qoshe. Do të jap vetëm një shembull.

Kjo nuk është vetëm në Tiranë?
Jo jo, kjo është kudo. Po të jap vetëm një shembull, autoritetet pushtuese italiane, kanë respektuar gjithnjë kodin civil që kanë pasur dhe kjo është e njohur universalisht. Blejnë pronën në iks territor, është ngjarje reale kjo. E blejnë dhe i japin pronarit paratë. Falsifikatorit i lind ideja për ta marrë tokën. Hap gjyqin, dhe thotë se tokën ja bleva përsëri Anjelit. Po si ja bleve? Në vitin 1952, Xhani Anjeli erdhi në Shqipëri dhe unë i dhashë napolona, mori shkruajti dokumentin por harroi ta shkruante me G e shkroi me D, dhe më kujtohet sa e kishte rishitur Anjeli tokën që kishte blerë vetë. Kemi të bëjmë me një mal falsifikimesh, nuk është vepër e njerëzve të thjeshtë, në tërësi është e klaneve mafioze të lidhura me pushtetin mafioz. Dhe unë i siguroj shqiptarët se jam më i vendosur se kurrë t`i shkoj deri në fund këtij problemi. Mafia meriton ligjin, darët e ligjit, gërshërët e ligjit, forcën e ligjit dhe këtë do të ketë.

Më 8 dhjetor, ju keni paralajmëruar një festë të madhe, të cilën disa media por edhe opozita e ka cilësuar si një përpjekje për antimiting. Çfarë e bën të veçantë këtë ditë?
Vetëm mendësia staliniste, vetëm ata që kanë ide staliniste mund ta konsiderojnë antimiting. Mu rikujtua 8 dhjetori i vitit 1990, në 8 dhjetorin e vitit’90, e patën shpallur antimiting, na quajtën mitingashë, nuk lanë etiketë pa na vënë, por është një ditë e lavdisë së rinisë shqiptare. Ajo është një ditë, ndër më të mëdhatë në historinë e këtij vendi, atë ditë, në Berlin, në datën 9 nëntor e nderoi e gjithë bota e lirë. Është 20-vjetori i Rënies së Murit të Berlinit, për ne shqiptarët kjo ditë është 19 Dhjetori i Rënies së Murit të Berlinit, dhe atyre që u vret sytë kjo ditë, i tmerron kjo ditë, të skuqen dhe të turpërohen sepse kjo është dita që na bëri të lirë, kjo është dita në të cilën, studentët liberatorë u përballën me kuçedrën e diktaturës më të egër në Europë dhe në botë. Është një ditë që duhet ta festojnë të gjithë, ditë që duhet të bashkojë në idealin pluralist shqiptar. Se ku e kanë hallin, puna e tyre, është dhe Vaterloja e etërve të tyre. Ata duhet të shkëputen, ecim drejt Europës. Dje, Edvin Rama e ka krahasuar me mitingun e 13 korrikut, ishin të gjithë ata që sot janë nën shpurën e Edi Ramës, ishte Namik Dokle, ishte i ati i Edi Ramës,  ishte Skënder Gjinushi, ishte Xhelil Gjoni, i ati i deputetit, ishin të gjithë nomenklaturat që janë strukturat e Edi Ramës, e kanë vendosur ta rikujtojnë si Vaterlo, le ta rikujtojnë, ajo është dita e ngadhënjimit. Vërtetë e ngadhënjimit të madh. Dita më mbresëlënëse e tërë jetës sime, sepse kishim një regjim, jo të cilin koha ka njohur, 8 dhjetori do rikthejë kujtesën e shqiptarëve, lirinë e shqiptarëve, riktheu pluralizmin shqiptarëve, të ardhmen europiane të shqiptarëve. Të krahasosh 8 dhjetorin me mitingun e Ramiz Alisë për të ngritur Murin e Berlinit, krahason të pakrahasueshmen. Edi Rama nuk ishte në 8 dhjetor, as në 9 e as në 10, dhe kur miku im e nxori nga media, i thashë përse e nxore nga media? Më tha “qelbej erë, ishte i palarë”. Më pas më tha ku kishte qenë. Kishte qenë në Korfuz me një shok, kishte hapur ekspozitën... Nuk mund të them gjë, por t`u bëj një lidhje gjërave, s`është se ka të drejtë, ka shumë të drejtë, që i duket si kundëraksion i Vaterlo-s. Ne do ta festojmë, do ta festojmë fuqishëm, i ftojmë të gjithë shqiptarët.

Një pyetje të fundit, në pozicionin tuaj si kryetar i Partisë Demokratike, katër ditë pas se kjo festë ju do të mblidhni kongresin e PD. Ka filluar media me diskutimet lidhur me statutin, për ndarjen e posteve të partisë me qeverinë. Sa pro dhe kundër jeni ju ndaj saj dhe a besoni se do të ketë një rivalitet për pozicionin e drejtuesve në parti?
Së pari, më duhet të korrigjoj datën, kryesia ka vendosur të mblidhej në datën 12 por mund të ketë një shtyrje date për shkak të një obligimi madhor timin, megjithatë do ta shqyrtoj. 12 nuk mund të jetë. Për sa u përket kërkesave të tjera, ky kongres mblidhet me kurorën e fitores, u mblodh para zgjedhjeve për të shpalosur programin e Shqipërisë Europiane, mblidhet pas zgjedhjeve si kurorë fitoreje. Mblidhemi fitimtarë, diskutimet bëhen hapur, vendimet do të jenë tërësisht demokratike, në tërësi ajo çka do të them për kuvendin e Partisë Demokratike, është kuvendi i fitores. Jo më kot e lamë me dy faza, në rast se do kishim humbur zgjedhjet, sigurisht do bënte analizën e humbjes, tani kemi fituar, kemi fituar me dinjitet, kemi fituar me proces zgjedhor të lirë, na takonte ne, ti jepnim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe hyjmë në këtë kongres më krenarë se kurrë. 

Marrë me shkurtime nga emisioni “Log” i gazetarit Artur Kopani


Mbi kryebashkiakun e Tiranës, rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës

Ministria e Punëve Publike, padi penale ndaj
Edi Ramës për abuzimin me truallin e “Tiwanit”

Ministria e Punëbve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit ka paditur penalisht në Prokurorinë e Tiranës, kryetarin e bashkisë Tiranë, Edi Rama.
Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi deklaroi dje gjatë një konference për shtyp se ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj kreut të bashkisë Edi Rama, për shitjen antiligjore të tokës tek Parku “Rinia”.
Olldashi tha se mbi Ramën rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Sipas tij bashkia nuk ka të drejtë të shesë këtë tokë.
“Toka është pronë shtetërore, dhe bashkia nuk ka të drejtë të shesë”, theksoi ai.
Ministri i Transporteve akuzon kreun e bashkisë se ka shitur në mënyrë të paligjshme tokën tek “Taiwani”, madje me çmim shumë të lirë. “Toka në qendër të kryeqytetit, ku ngrihet kompleksi ‘Taiwan’, është tokë shtetërore dhe Edi Rama e ka shitur atë tek pronarët aktualë në mënyrë abuzive dhe korruptive”, ka deklaruar ministri Olldashi.
Sipas Olldashit përgjegjësia është individuale e kryetarit.
Ai mohoi që kjo kontratë shitjeje të jetë miratuar edhe nga anëtarët demokratë në këshillin bashkiak.
“Kryetari Rama ka abuzuar me shitjen e një trualli prej 1310 metra katrorë, në një kohë kur ligji e ndalonte shitje e trojeve shtetërore, pasi do të përdoreshin për kompensimin e ish-pronarëve. Kjo kontratë është përgjegjësi individuale e kryetarit, pasi anëtarët demokratë kanë qenë kundër saj dhe nuk kanë votuar në këshill”, u shpreh Olldashi.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha i kërkoi ministrit Olldashi, që të dorëzojë në qeveri brenda javës së ardhshme vendimin për anulimin e shitjes së tokës te kompleksi “Taiwan”.
Gjithashtu, gjatë konferencës për shtyp ministri Olldashi u ndal edhe në komentet mediatike për gjoja shqetësim të shoqatës së ndërtuesve, se qeveria u ka kompanive një borxh prej 70 milionë euro. Olldashi mohoi të ekzistojë një problem i tillë. Sipas tij vetëm dy ditë më parë drejtoria e rrugëve disbursoi fondin prej 2 miliard lekësh për shoqëritë e ndërtimit dhe do të vijojë të bëjë një gjë të tillë sa herë të jetë e nevojshme.
Marrë me shkurtime nga TVSH

...