I pranishëm në selinë e re të kombëtares shqiptare për të ndjekur nga afër sesi po ecin punimet, për atë që do të jetë edhe shtëpia e re e FSHF por edhe shumë federatave të tjera sportive, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka u ndal të fliste edhe për mediat duke prekur disa tema, për të filluar me punimet për selinë e re të FSHF.


Ndërtesa mbyllet brenda pak muajsh, punimet po ecin. Do të ketë edhe 2 mini-stadiume, me kapacitet 500 vende. Në të do të bëjnë stërvitje ekipet kombëtare. Janë programuar edhe këto 2 mini-stadiume se në të ardhmen çdo gjë do të jetë e ndjekshme nga publiku dhe stërvitjet do të bëhen të hapura.


Duka ka mbështetur edhe njëherë tjetër Panuccin por mbështetja e presidentit për trajnerin është me kushte.


Duhet të fitojmë me Skocinë, nëse ia dalim edicioni nuk është dështim. Kemi shumë mungesa, problem i madh. Bilanci i Panuccit bëhet pas dy ndeshjeve, tani nuk flasim dot.Panucci do mbështetje nga të gjithë, nëse fitojmë me Skocinë edicioni nuk është dështim.


Arena Kombëtare kur do të jetë gati?


Stadiumi i ri? Në mars mund të jetë gati, të shohim edhe shortin e kualifikueseve të Europianit. Stadiumi plotëson të gjitha kushtet për mediat dhe të gjithë. Është një prezntim dinjitoz jo vetëm i futbollit por edhe Shqipërisë. Mezi po presim që ta inagurojmë në 2019. Gjithashtu edhe kjo është e rëndësishme. Ky projekt i shtëpisë së futbollit shqiptar. Projekti është i financuar 100% nga FIFA.


Në fund edhe një deklaratë për trajnerët e kombëtareve të moshave U-17, U-19 dhe U-21, të cilat kanë dështuar në eliminatore me Dukën që paralajmëroi ndryshime ose më saktë një furtunë të vërtetë.


Trajnerët e moshave? Do ketë një analizë në fund të kualifikueseve, por mund të ndryshohen të gjithë.


14 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)