Opozita e PD-LSI dhe aleatëve të tjerë të vegjël është zyrtarisht jashtë Parlamentit prej mëse dy javësh, por një fraksion i ri duket se do të formohet në krahun e sfidantëve të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.


Opozita e re tashmë ka 3 deputetë, si Mylzim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Lefter Koka të cilët braktisën kauzën opozitare dhe nuk ju bindën vendimit të marrë në grup në selitë respektove. Por atyre ju bashkuan edhe 4 kandidatë nga listat e LSI si Ylli Shehu, Edmond Rushiti, Enver Roshi dhe Aurora Mara.


Por dezertorë nuk ka vetëm nga partia e Monika Kryemadhit, pasi nesër KQZ do të plotësojë vakancat në disa qarqe dhe emrat e 6 kandidatëve që do të marrin mandatijn vijnë kryesisht nga listat e Partisë Demokratike.


Zyrtarisht opozita e re nga nesër pritet të ketë 12 deputetë në Kuvend, porn ë sy bie fakti se ka shumë aleatë që po tradëhtojnë Lulzim Bashën, i cili u vendosi emrat në lista pas marrëveshjes së 17 majit me Ramën dhe daljes nga Çadra.


Pasi u vendos që në zgjedhjet parlamentare të 2017 të mos ketë koalicione, Partia Demokratike, ndryshe nga socialistët, përfshiu në listat e saj jo vetëm kryetarët e partive kryesore aleate, por dhe anëtarë të tyre.


Synimi i Bashës ishte që të motivoheshin të vegjlit për të grumbulluar vota për PD, por lista e hartuar me shpejtësi duket se i ka dalë duarsh dhe po ndikon negativisht në vendimin e tij për djegie mandatesh.


Kjo pasi janë disa aleatë të Çadrës që kanë pranuar të futen në Parlament. I pari është Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat dhe kandidat në Qarkun e Vlorës.


Një tjetër emër i njohur është Ligoraq Karamelo, propozim në listën e PD-së në Qarkun e Korçës nga PBDNJ. Edhe Selami Jenisheri, nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve, pjesë e listës së PD-së në Qarkun e Tiranës pritet të marrë mandatin e deputetit, njëjtë si Krenar Rryci, i 18-ti i listës së Durrësit që u pendua pas djegies së mandateve dhe tha për TCH se do të futet në Parlament.


E kam firmosur, por kam ndryshuar mendje. Do jem kandidat dhe do marr mandatin që të përfaqësoj Parlamentin shqiptar, u shpreh Rryci pak ditë më parë.


Aleati i radhës i Bashës që ka pranuar mandatin është Kujtim Gjuzi, nga Partia Konservatore, i cili e ka sulmuar ashpër kreun e PD gjatë daljeve të fundit në media.


Lefter Maliqi, i shumëpërfolur për kalimet nga e majta në të djathtë është gjithashtu në listën e new-entry në Kuvend, ndërsa nga LSI-ja do të hyjnë në Kuvend tri zonja: Elda Hoti, e cila ka qenë kandidate në listat e Lezhës, Edlira Hyseni, në listat e Durrësit dhe Ediola Braho, në listat e Qarkut Gjirokastër.


Mbetet ende pezull data e betimit të tyre për shkak se në Kuvend nuk është parashikuar ende seanca e radhës.