Mediat kanë përpiluar një listë të mrekullive të teknologjisë në Bashkimin Sovjetik që edhe sot mund të cilësohen si projekte epike.


Disa prej tyre u ruajtën si trashëgimi, të tjerë u harruan dhe disa ende veprojnë sot.


Tu-144, ‘Concord-i Sovjetik’


Një nga dy avionë komercialë të transportit supersonik tjetri ishte Concorde – Tupolev Tu-144 u krijua më 31 dhjetor 1968, dy muaj përpara homologut të tij anglo-francez. Me formën e tyre të hijshme dhe me hundët e pjerrëta – të nevojshme për të ruajtur aerodinamikën e fluturimit dhe vizibilitetit gjatë ngritjes dhe uljes – të dy u bënë simbole të aviacionit në shekullin e 20-të.


Më 26 dhjetor 1975, Tu-144 hyri në shërbim, duke transportuar postën midis Moskës dhe kryeqytetit të atëhershëm të Kazakistanit Alma-Ata (tani Almati). Dy vjet më vonë ai transportoi pasagjerët e tij të parë përgjatë së njëjtës rrugë. Fluturimi prej 3,200 km zgjati rreth dy orë – dy herë më shpejt se çndodh me avionët e zakonshëm.


Krijuesit e Tu-144 kishin plane të mëdha. Hartat u hartuan me rrugë ajrore supersonike që lidhin Moskën me të gjithë globin, përfshirë Evropën, Japoninë dhe Kubën. Por të vetmet herë që ai fluturoi jashtë Bashkimit Sovjetik ishte në tre shfaqje ajrore në Le Bourget në vitet 1970 – dhe një nga ato raste përfundoi me një përplasje që vrau 14 vetë.


Dy të tjerë vdiqën në një tjetër rrëzim në vitin 1978. I rrënuar me çështjet e sigurisë dhe me humbje, Tu-144 përfundoi karrierën e tij të pasagjerëve pas vetëm tetë muajsh dhe 55 fluturimesh. Herë pas here barte ngarkesa deri në vitin 1999, kur u pensionua.


Burani, anija kozmike sovjetike


Një nga fushat ku u përdor Tu-144 ishte aeronautika, për të trajnuar ekuipazhet për anijen sovjetike Buran. I konceptuar në vitin 1973, Burani duhej të konkurronte me programin amerikan të hapësirës, duke transportuar ekipe dhe ngarkesa në orbitë dhe mbrapa.


Zhvillimi kërkonte një përpjekje masive, duke përfshirë rreth 2.5 milionë njerëz nga i gjithë Bashkimin Sovjetik. Fluturimi i parë ishte planifikuar për vitin 1984, por duhej të tërhiqej, derisa në vitin 1988 Burani më në fund u ngjit në qiell. Ai u zhvillua me raketën ‘Energia’ – më e fuqishmja që Bashkimi Sovjetik kishte ndërtuar ndonjëherë.


Fluturimi i parë dhe i vetëm i Buranit ishte unik, pasi ishte i pa pilotuar, i kontrolluar nga ngritja e terrenit deri në ulje. Ai fluturoi rreth Tokës dy herë në katër orë dhe u ul në mënyrë të sigurtë – përgjithmonë. Ndërsa Bashkimi Sovjetik u shpërbë, ekonomia e detyroi programin të pezullohej për një kohë të pacaktuar në vitin 1993.


An-225 Mriya, aeroplani më i rëndë i ndërtuar ndonjëherë


Transportimi i Buranit u bë duke e hipur në shpinën e Antonov An-225 Mriya (“Endërr” në gjuhën ukrainase). I projektuar në Republikën e Ukrainës me qëllimin fillestar të bartjes së anijes sovjetike, ai bëri fluturimin e parë në vitin 1988 dhe hyri në shërbim të plotë në vitin 1989.


Me një gjatësi mbresëlënëse prej 84 metrash dhe hapje krahësh prej 88.4 metrash, është një nga aeroplanët më të mëdhenj që është ndërtuar në botë.


Vetëm një nga këta gjigandë fluturues u ndërtua dhe u bë përpjekje nga ndërmarrje nga disa qytete në të gjithë Rusinë dhe Ukrainën (të gjitha pjesë e Bashkimit Sovjetik në atë kohë). I aftë për mbajtjen e 390 ton ngarkesash, ai bëri të mundur lëvizjen e shumë pjesëve ajrore.


Ai mbetet i vetmi Mriya që ka funksionuar deri më sot, i drejtuar nga Antonov Airlines i Ukrainës dhe e kontraktuar për të kryer lëvizjen e pajisjeve masive industriale dhe ushtarake.


Përbindëshi i Detit Kaspik


Para Mriya-s, avioni më i rëndë ishte KM (shkurt për “-” ose “Anija Prototip”) – një mjet unik sovjetik me efekt tokësor i ndërtuar në vitet 1960.


Sigurisht, ai nuk mbajti ngarkesa shumë të larta në ajër pasi ishte dizajnuar për të fluturuar ulët, duke përdorur forcën rritëse që lindte mes krahëve dhe sipërfaqes së tokës ose ujit.


I quajtur “Përbindëshi i detit Kaspik (ose KM në rusisht), prototipi mund të mbante deri në 304 ton ngarkesë dhe arrinte shpejtësi mbi 400 km/h. Ai u zhvillua dhe u ndërtua në fshehtësi dhe iu nënshtrua 15 vjet fluturime provash në Detin Kaspik.


Në vitin 1980 krijuesi i tij vdiq nga plagët gjatë testimit të një makine tjetër të efektit tokësor dhe po ashtu u zhduk edhe përbindëshi i detit Kaspik. Gabimi i pilotit e la atë të dëmtuar dhe mjeti lundroi në ujë për disa ditë, para se të fundosej, për të mos u nxjerrë kurrë.


Lenini, akullthyesi i parë bërthamor


Në vitin 1957, Bashkimi Sovjetik lëshoi një shkëndijë revolucionare në praktikën e pastrimit të korsive të ngrira në det, duke nisur ndërtimin e akullthyeseve me bazë bërthamore. Kombinimi i dy gjërave që Rusia ka me bollëk – akull dhe uranium – ishte Lenini, një akullthyes që bëri revolucion duke krijuar një prirje unike të ndërtimit të anijeve.


I fuqizuar nga dy reaktorë dhe katër turbina, Lenini hapi akullin përgjatë brigjeve veriore të Bashkimit Sovjetik për më shumë se 30 vjet dhe lundroi më larg në veri se çdo anije sipërfaqësore përpara saj. Ai doli në pension në vitin 1989.


27 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)