Spektakli i nesërmen në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ora 19:00, vjen në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, nga një kërkim nëpër faqet e Muzikës Skenike Shqiptare. Në program: pjesë nga operat Lulja e Kujtimit, Borana, Fundi i golemëve, Arbëresha dhe baletet Gjergj Elez Alia, Halili dhe Hajria, Delina, etj..


Interpretojnë solistët: Mariana Leka, Ylber Gjini, Eva Golemi, Shpresa Beka, Armaldo Kllogjeri, Blerta Zhegu, Emiljana Palushaj, Dorina Selimaj, Irida Dragoti, Armando Likaj. Nën dirigjimin e Edmond Dokos dhe kormaestros Dritan Lumshi, shoqërojnë solistët dhe Trupa e Baletit, Kori, Orkestra Simfonike e TOB-it.