Sapo ka përfunduar finalja e madhe me Francën që ka fituar Kupën e Botës ndaj Kroacisë me rezultatin 4-2. Por përpara se të zhvillohej ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe më pas dorëzimi i Kupës, janë ndarë çmimet individuale.




I pari që hyri në podium ishte Kylian Mbappe, ai u zgjodh si Lojtari i Ri më i mirë i Botërorit. Pas tij ishte Luka Modric, i cili është shpallur Lojtari më i mirë i Botërorit.





Harry Kane ka fituar Këpucën e Artë me gjashtë golat e shënuar gjatë turneut. Ndërsa Doreza e Artë do ti shkojë portierit të Belgjikës Thibaut Courtois.




Padyshim që zgjedhja e Lojtarit të Botërorit ka befasuar jo pak tifozë, që pas fitores së Francës mendonin se çmimi do ti shkonte Griezmann apo Mbappe.




Por ishte mesfushori i Real Madrid ai që ka pranuar çmimin, dukshëm i mërzitur pas disfatës në finale.


15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)