Etapat

Kush jane politikanet qe moren pjese ne tubimin e Presidences

Takimi i dy diteve me pare ne Presidence ku rasti i nderimit te Pjeter Arbnorit me titullin e larte Nderi i Kombit mbodhi shume ish-krere te PD-se dhe figura te se djathtes ka sjelle ne arenen politike shqiptare nje ushqim te ri per te kuptuar levizjet ne kete kah qe kane si lajtmotiv dhe rigrupimin ne kuader te zhvillimeve te reja. Mungesa ne takim e krereve aktuale te PD-se Kryeministrit Berisha dhe kreut te Kuvendit Jozefina Topalli ne eveniment dhe kritikat e bera ne adrese te tyre nga e veja e zotit Arbnori krijojne edhe me shume gjasa per nje grupim paralel ne te djathten shqiptare jo ne nje linje me seline blu. Po kush ishin personalitetet qe hapen shtegun e analizave per levizjen e re


I pari eshte Aleksander Meksi ish-kryeminister i Shqiperise nga marsi i vitit 1992 deri ne marsin e vitit 1997. Figura e dyte pas Sali Berishes ne mandatin e pare te qeverisjes se kesaj force politike. Intelektual me peshe te rendesishme kombetare Meksi eshte themelues i Partise Demokratike dhe nje nga arkitektet e hartimit te dokumenteve baze te partise se pare jo komuniste pas 50 vjetesh regjim diktatorial. Gjate qeverisjes se PD-se ai njihet si nje Kryeminister qe nuk ishte bindes i verber i urdhrave te Berishes duke krijuar nje dualitet qe i rriti shume fuqine dhe peshen brenda se djathtes shqiptare. Pas vitit 1997 u terhoq nga politika aktive duke marre pjese vetem ne analiza mediatike dhe publicistike. Ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 konkurroi pa sukses ne listen e grupimit te qendres se djathte ku merrnin pjese Partia Demokristiane dhe Levizja per Zhvillim Kombetar. Edhe pas kesaj tentative jo te qelluar zoti Meksi njihet si person qe ka influence te rendesishme ne nje pjese te elektoratit te djathte kryesisht ne Tirane ku ka jetuar dhe eshte zgjedhur deputet per disa legjislatura. Nje tjeter personazh i rendesishem qe mori pjese ne aktivitetin e organizuar ne Presidence ishte edhe Blerim ela ish-kryetar i Kontrollit te Shtetit gjate viteve 1992-1997 dhe me pas kryefinancier i Partise Demokratike. U divorcua me seline blu pas zgjedhjeve te 2009-s ku shkroi dhe nje liber me akuza te forta per lidershipin aktual dhe njeriun qe e mbeshteti pa kufi Sali Berishen. ela ka gezuar popullaritet te militantet e Partise Demokratike pasi eshte konsideruar si pjesetar i grupit te qendrestareve. Ylli Vejsiu ish-minister i Arsimit i Partise Demokratike deputet dhe anetar kryesie i selise blu per vite me radhe. Njeri i qete me aftesi te njohura intelektuale u terhoq nga jeta politike qe pas zgjedhjeve te vitit 2001. Uran Butka ish-deputet i Partise Demokratike pjesetar i familjes se njohur patriotike nga Kolonja ai eshte nje historian dhe studiues kryesisht per zbardhjen e gjenocidit komunist ne Shqiperi. Filip Guraziu ish-kryetar i pare i bashkise se Shkodres dhe nje nga njerezit me influence ne qytetin verior eshte ndare me Partine Demokratike qe prej vitit 1996 kur nuk u rikandidua per postin qe mbante duke sjelle dhe humbjen e PD-se ne bastionin e saj ne Shkoder ne zgjedhjet e tetorit te 96-s. Zoti Guraziu u shfaq ne krah te Presidentit Topi edhe gjate nje vizite qe zhvilloi kreu i shtetit ne Shkoder ku dekoroi disa figura te njohura te kultures dhe sportit.