Jozefina Topalli: Nuk mund ta imagjinoja kurre qe nje seance plenare te kthehet ne nje gjyq special i komisionereve socialiste. Zonja Xhuvani, nuk duhet fyer militanti. Eshte e paturpshme ajo qe the, sepse nuk duhet fyer militanti qe te voton.
Luiza Xhuvani: Faleminderit per mikpritjen, por nuk mund te me akuzoni ju mua per elektoratin tim. Shkoni dhe takojeni njehere dhe me pas flisni.
Jozefina Topalli: Zoti Gjoni une nuk kam asnje urrejtje per ty, ti nuk mund te permbysesh ato vlera qe ne arritem me 28 Qershor, se jeni mesuar gjithmone qe pushteti eshte vetem me ju. Ne momentin me te rendesishem te shqiptareve, qe kane ndenjur te izoluar, dhe duan integrim, ju beni te kunderten. Zoti Gjoni ka ikur koha e permbysjeve, ishin 20 vite me pare, harroje e mund ta permbysesh. Ne jemi ketu qe ky Parlament te funksionoje. Bejini transparence te plote ligjore atij relacioni qe keni para.
Ilir Gjoni: Turp per kete gjuhe qe perdorni. Me vjen mire qe diskutimi im te paska bere pershtypje. Por, ti nuk mund te hedhesh dot bale mbi mua e familjen time, nuk jemi ne si Sali Berisha qe vret e pret.
Jozefina Topalli: Ka vdekur ajo kohe zoti Gjoni, komunizmi nuk kthehet me. Nuk kthehemi me ne ne izolim, ka vdekur koha e Xhelil Gjonit. Ato fjalet "zagar" perdori ne familjen tende ti, me miqte e tu.