Një shfrytëzues i kësaj faqeje të internetit kishte shtruar në një forum pyetjen hipotetike: Çka do të ndodhte nëse marinsat amerikanë do të mund të udhëtonin nëpër kohë, do të shkonin në Romën antike, dhe do të tentonin të parandalonin komplotin për rrëzimin e Cezarit nga pushteti?
Shfrytëzuesi i web-faqes reddit.com, James Irvine, e kishte shkruar në forum idenë e tij, e cila konsistonte në konfliktin mes romakëve dhe ushtrisë moderne amerikane. Mirëpo, meqenëse doli se shfrytëzuesit e tjerë u entuziazmuan nga kjo ide, ai vazhdoi që në po atë forum të publikonte rrëfime, të cilat i përmblodhi nën temën Romë, e ëmbla Romë.
Me kohë këto rrëfime joshën edhe vëmendjen e të punësuarve në Warner Bros, dhe u vendos që ideja e Irvine të blihej.
Rrjedhimisht studioja Warner Bros ka vendosur që vitin e ardhshëm të xhirojë një film me buxhet të lartë, të emërtuar Romë, e ëmbla Romë, si dhe adaptimin e stripit Dashuria e Pavdekshme.