Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk ka kursyer sulmet ndaj opozitës gjatë fjalës së saj në parlament.


Ajo e ka quajtur opozitën plaçkë që shqiptarët duhet ta hedhin në kosh pasi do të lindë një opozitë e re.


Dua ti kujtoj një shprehje të Çerçiz Topullit, kush lufton për plaçkë, plaçkë është edhe vetë. Shqiptarët do ti degdisin në koshin e historisë dhe nga ajo mund të lindë një opozitë e re nga shqiptarët dhe për shqiptarët, deklaroi Spiropali nga Kuvendi.


Gazeta Shqip