Ngacmoi seksualisht një adoleshente dhe i vjedh celularin, arrestohet 48-vjeçari Ardian Molla, banues në Durrës.


Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, Molla, më datë 8 shtator 2017,  në lagjen Nr. 5, Durrës ka ngacmuar seksualisht dhe i ka vjedhur celularin shtetases L.A., 17 vjeçe, banuese në Durrës.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vepra të turpshme”dheVjedhja.


 


13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)