Ngacmimi seksual i një të reje i ka kushtuar shtrenjtë një 40-vjeçari në Skarap, i cili është arrestuar nga policia e Beratit.


Mësohet se shtetasi Emror. I, ka ngacmuar seksualisht shtetasen O.Xh, 24 vjeçe. Por ai gjithashtu ka goditur me mjete të forta, bashkëshortin e saj shtetasin K.Xh., 36 vjeç.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale Ngacmime seksuale dhe Plagosje e lehtë me dashje, parashikuar nga nenet 108/a dhe 89 të Kodit Penal.


16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)