Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg pesë personat të cilën u arrestuan për trafikun e 1.3 ton kanabis në Kavajë.


Paraditen e sotme Gjykata njohur me masën e sigurisë arrest me burg  Jani Sadikaj,  Kejvi Hajdarin, djalin e ish-shefit të krimeve në Gramsh dhe Roland Hysenbelliun. E njëjta masë u dha edhe për pronarët e makinës me të cilën po transportohej sasia e drogës,  Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj.


Të arrestuarit  mohuan se kishin lidhje me sasinë e drogës së sekuestruar por Prokuroria ka pasur prova të mjaftueshme për t’i kërkuar trupit gjykues lënien e tyre në qeli. 


Një prej të arrestuave, Kejvi Hajdari ka deklaruar  para gjykatës se ditën kur është kapur droga ka qenë me shokët për drekë.


5 personat janë përfshirë në tentativën për trafikimin e rreth 1.3 ton kanabis sativa, e cila u zbulua katër ditë më parë në zonën e bregdetit të Kavajës.


Prokurori zbardh rolin e të arrestuarve


Kapja e 1.3 ton kanabis në Kavajë, dalin në dritë të tjera fakte


Kavajë, kapen 1.3 ton kanabis, në pranga djali i inspektorit të policisë Peqin


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter