Dhimbja për vdekjen e parakohshme të vajzave të tyre, është shoqëruar për 2 familje edhe me ngatërresën e trupave të pajetë.


Në familjen e Dorina Stafës në Krujë është dërguar gabimisht trupi i pajetë i një tjetër viktimë, ndërsa trupi i Erjola Xhoit nga Elbasani është dërguar në familjen e vajzës tjetër në Krujë.


Gjatë ceremonisë mortore, familjarët kanë kuptuar se kufoma nuk u përkiste vajzave të tyre, por ishte i një tjetër vajze. Pavarësisht dhimbjes që kishte përfshirë familjarët ka qenë daja e 21-vjeçares Dorina Stafa, ai i cili e ka kuptuar se në arkivol nuk gjendjej trupi i vërtetë i mbesës së tij.


Pas verifikimeve përkatëse është kryer edhe shkëmbimi i trupave pranë banesave të tyre tashmë vetëm disa orë pas fillimit të ceremonive mortore.