Reali i Madridit është dorëzuar në garën për titullin kampion pas barazimit të sotëm 2-2 me Valencian.

"Los Blancos" e panë veten në disavantazh 2-0, por në fund ia dolën të barazojnë, duke dalë me një pikë nga "Santiago Bernabeu".

Golat për Valencian i shënuan Alcacer dhe Fuego, ndërsa për Realin shënuan Pepe dhe Isco.

Pas këtij barazimi Reali mbetet në vendin e dytë me 86 pikë, 4 më pak se sa Barcelona e vendit të parë.
/GS/