Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku u gjetën të pajeta në banesë nënë e bijë, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.


Mësohet se të pajeta në banesë u gjetën Zhaneta Josifi 56-vjeç, dhe Anisa Josifi, 30-vjeç, ndërsa Blerta Josifi,34-vjeç,  është dërguar në spital.


kom6


Ata ishin me origjinë nga Përmeti, ndërsa Zhaneta Josifi jetonte me dy vajzat e saj, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë.


Me një deklaratë për mediat, Policia bëri me dije se ka qenë vëllai itë ndjerës Zhaneta që kishte lajmëruar në Komisariat, pasi e motra nuk po i përgjigjej në telefon. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se ato janë vetëflijuar