Ish-kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Kulla i ftuar në rubrikën “Opinion në News24 ka thënë se ngjarje e vetëflijimit në Kombinat të Tiranës, të  Zhaneta Josifit bashkë me dy vajzat është më e rëndë se ngjarjet seri që ndodhën në Shqipëri 15 vite më parë po prej ndikimit nga sektet fetare.



Sipas Kullës, ndryshimi është se në 2004- 2005, kishte vetëflijime, por të minorenëve, kurse ndryshimi i ngjarjes në Kombinat është se dy vajzat ishin të shkolluara dhe bashkë me nënën e tyre ishin të rritura dhe zgjidhnin vetë si të jetonin.


Më tej ai shton se kanë kaluar shumë vite nga ligjet për jetën fetare, dhe duhen patjetër ndryshime ligjore për të përmirësuar edhe funksionimin e sekteve fetare. Ai shton se Prokuroria duhet të hapë dosjet e vetëflijimeve të 15 viteve më parë për të parë nëse ka një lidhje logjike apo jo mes kësaj ngjarje dhe të atyre që ndodhën kur pikërisht Ilir Kulla ishte kryetar i Komitetit të Kulteve, si dhe për të parandaluar ato që mund të ndodhin.



Ska koment më të madh se ajo që ju thatë, se është një ngjarje që e tejkalon horrorin. Ngushëllime familjarëve. Është shokuese dhe tronditëse. Së pari, që të kuptojmë konceptin kult apo sekt. Nëse ka qenë pjesë e një sekti, ka qenë pjesë e organizuar e atij sekti. Unë më duhet tiu shpjegoj se veprimtaria fetare në Shqipëri bazohet në dy nene. Neni 10 është ai që lejon organizatat fetare në vend si bashkësi fetare. Kurse neni24 është lejimi që i bëhet çdo individi të besojë në Zot sipas mënyrës së vet dhe bashkësitë të organizohen, sipas dy mënyrave. Duke u regjistruar në Gjykatën e rrethit përkatës, dhe vetorganizimin e brendshëm, dhe organizimin e kulteve.


Ka disa mënyra si komunikojnë agjencitë shtetërore me kultet fetare. Letërkëmbimi normal i çdo viti, prezantimi i pjesëmarrësve, përgjegjësi juridik, regjistrimi juridik. Këto janë të parashikuara me ligj. Nga pikëpamja e dialektikës shqiptare. Shqipëria është shtet jofetar, dhe nuk ka qëllim të studiojë përkatësinë, apo qasjen fetare doktrinale të çdo sekti.


Në atë kohë kanë qenë 150 organizata fetare, dhe janë vetëdisiplinuar sepse sipas ligjit bëjnë dhe statutin e tyre që e prezantojnë në Gjykatë. Pra mënyra si funksionojnë. Në 2004- 2005 ka pasur disa ngjarje, me vetëvrasje etnik, ku u ngrit edhe një komision ndërqeveritar, me urdhër të kryeministrit Nano, edhe në Komisionin e Ligjeve u bë një diskutim me të gjitha agjencitë për të parë mundësinë e përmirësimeve ligjore. Më tej erdhën zgjedhjet e 2005 dhe kjo çështje kaloi në kalendat greke dhe nuk u morr kush me të. Ngjarje e përsëritur dhe ka patur edhe ngjarje atëherë, por kjo është shumë më e rëndë se ato ngjarje. Hetimi zbuloi përmirësimin e rregullimeve ligjore, me disa nga këto sekte fetare. Në atë kohë arritën që mua si kryetar i Komunitetit Shtetëror të Kulteve të më krijonin dhe disa përplasje me ambasadat e huaja, pasi pretendonin se cenoheshin si shtetas të huaj. Kishte një përplasje të madhe konceptuale.


Prokuroria atëherë bëri një hetim, kurse sot Prokuroria duhet të rihapë dosjet e atëhershme se çfarë shkruhej dhe nëse ka ndonjë lidhje logjike. Pra nëse ka lidhje mes dy ngjarjeve. Në atë kohë kanë qenë disa ngjarje. I vetmi ndryshim është që kemi të bëjmë me dy njerëz madhorë në moshë, dhe ata mund ta zgjedhin vetë si të jetojnë dhe të vdesin. Por atëherë kemi pasur vetëvrasje për minorenë. Dhe shqetësimi ka qenë atëherë a mund ti imponohej minorenëve. Duhet moment reflektimi për përmirësimet ligjore, për pjesën e jetës fetare. Ndryshe nga 15 vite më parë, sot ka internet dhe rrjete sociale dhe ka ndryshuar edhe tashmë është ndryshe.


Ka disa, në gjithë botën, ju do dëgjoni dhe lexoni sekte që nga Amerika e Jugut, në Afrikë, Azi në Europë. Në SHBA ka me dhjetëra që predikojnë vetëvrasjen për ringjallje. Nuk është e para. Ndodh në Tiranë, me njerëz të mirëshkolluar. Nuk ia pret mendja një njeriu normal. Është dhe një element tjetër, fobia. Përtej trajtimit të rastit, autoritetet do të thellohen dhe të bëjnë një hetim të gjerë.- tha Ilir Kulla.