Teologu Thoma Çomëni i ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka komentuar tragjedinë në familjes Josifi në Kombinat, të Tiranës duke sqaruar edhe konceptin e sektit fetar dhe se si funksionojnë ato.


thoma


 


Çomëni thotë se sekt do të thotë ndjekje dhe sektet fetare zakonisht udhëhiqen nga frika e brendshme, izolojnë anëtarët dhe shpesh shihen edhe anti- shoqërore.


Sipas tij Zhaneta Josifi bashkë me vajzat e saj mund të jenë përfshirë në këtë marrëdhënie pa e kuptuar dhe për shkak të frikës së krijuar, në mënyrë të dhunshme janë munduar të sjellin një proces si vdekja, që do kohë të vijë tek njeriu, por edhe atë të ngjalljes.


E para,  referohet që ishin pjesë e një sekti. Sekt do të thotë ndjekje. Por një karakteristikë e veçantë e tyre, qoftë të krishtera apo jo të krishtera, apo edhe politike, jo gjithmonë funksionon kështu, se janë dhe herezitët, skizmat etj, por nuk janë të tilla. Sektet i kufizojnë anëtarët, dhe udhëhiqen nga një lloj frike e brendshme të tyre. Për ta mposhtur këtë frikë izolohen, dhe prandaj janë dhe anti- shoqërore. Pra një besimtar që udhëhiqet prej frikës, në fund do të kuptojnë që nuk janë besimtarë, pasi një besimtar duhet të vrasë frikën. Ajo që do thosha, dhe në rastin konkret, të zonjës dhe vajzës, është ngjarje e dhimbshme, ndoshta edhe ato hynë pa e kuptuar në këtë marrëdhënie.


Shpesh, ne njerëzit, në mënyrë të dhunshme krijojmë disa procese që duan kohë të vijnë. Si vdekja. Vrasja, vetëvrasja, janë forma të dhunshme për të plotësuar diçka që nuk i ka ardhur ende koha. Edhe forma për të risjellë ringjalljen është e dhunshme. Të dyja zonjat u përpoqën që vdekjen dhe ngjalljen ta sillnin në formën e dhunshme- tha teologu Thoma Çomëni.