Ish – deputetja Mesila Doda ka komentuar seancën e fundit në parlament dhe raportimet për vdekjen e të vesë së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxhës. Në një postim në facebook, Doda ndër të tjera shkruan se është dështim viti 2017-të.  Të lumturohesh se kujton që në 2017 Nexhmijen e hëngri mortja ndërsa Gramozin e ke kryetar parlamenti e do drejtojë ky mortja tjetër reformën në drejtësi.. tha Doda.


Postimi i Dodës


Kulmi i dështimitTë lumturohesh se kujton që në 2017 Nexhmijen e hëngri mortja ndërsa Gramozin e ke kryetar parlamenti e do drejtojë ky mortja tjetër reformën në drejtësi..


P.S në ndërkohë për herë të parë në historinë politike Sali Berisha guxon të preket me forcë e të dhunohet nga garda, ndërsa deputetët e opozitës i përjashton, i fut e i nxjerr Gramozi nga parlamenti si lepuj, vajzat e reja deputete e meritojnë edhe ndonjë shuplakë nga kolegët kur nuk sillen mire.. e kjo skish bërë vaki as në 90 por opozita është e lumtur se ja ngriu buzëqeshjen kryehajvanit


21 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)