Që nga koha kur u largua nga Shtëpia e Bardhë Barack Obama ka udhëtuar shumë nëpër botë. Ai ka vizituar vende si Bali, Italinë dhe Ishujt e Virgjër Britanikë.
Dhe shumë njerëz besojnë se ish-presidenti mund të ketë kaluar disa ditë pushime në Cape Verd pasi u vu re në atë ishull.
Por rezulton që Obama nuk ka qenë atje dhe njerëzit kanë bërë foto me Jose Oliveira, babain e 5 fëmijëve, i cili duket shumë i ngjashëm me të.
43-vjeçari është ndalur nga shumë njerëz çdo ditë për pothuajse 10 vite.
Unë punoj si ciceron ndaj gjithmonë takoj njerëz që rinj dhe reagimi i tyre është gjithmonë i njëjtë. Sapo më shonin ata thonë: O zot ti dukesh si Obama!,-ka thënë ai për Telegraph.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter