takuZërat për dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani duket se sa po vinë dhe po shtohen, megjithse pak shprehen publikisht.


Një prej tyre është Spartak Ngjela, i cili thotë se Banka e Shqipërisë po vidhet prej 20 vitesh.


Ai ka kërkuar nga Fullani që të japë dorëheqjen dhe të shkojë të përballet me drejtësinë.


Sipas tij, është e pakuptueshme që në një situatë të tillë, Fullani nuk jep dorëheqjen.


Historia e një kombi të zhvilluar europian sot ka në ecurinë e vet ngjarje të shumëllojshme. Gjithka që ka të bëjë me natyrën njerëzore, por, siç shihet prej dekadash, atje dominojnë ngjarjet e një efekti pozitiv: zbulime shkencore, vepra artistike të bujshme, ngritje e mirëqenies dhe e kualitetit të jetës për qytetarët, rritja e pasurise kombëtare dhe mendimet e njerëzve të medhenj që janë figura kombëtare dhe ndërkombëtare.


Asgjë nga këto nuk ka në Shqipri. Në njëqind vjet vetëm trishtim dhe ngjarje të efektit tepër negativ.


Ja dhe sot e njejta gje: vjedhje, abuzime me pushtetin, histeri dhe klithma për armiqësi, urrejtje dhe gënjeshtra…këto janë ngjarjet tona.


Ndërsa shqiptarët kokëulur nuk dinë nga t’ia mbajnë. Kë të besojnë…trishtim sërish si gjithmonë – vjedhje, vjedhje dhe vjedhje prapë, vjedhje e pasosur dhe shumë vapë: do të thoshte Çajupi me poezinë e tij.


Ja, në këtë vapë gushti, kemi përpara edhe vjedhjen e Bankës Kombëtare.


 O Zot! edhe kjo kishte munguar.


Në fakt nuk ka pasë munguar, por tani u zbulua…Jam i bindur se kështu ka qenë për 20 vjet…vidh e vidh e s’ka të sosur kjo para e shqiptarëve të varfër.


Banka e Shqipërisë është vjedhur, shqiptarët janë të zemëruar dhe të irrituar me të drejtë, kurse Guvernatori i Bankës hesht…ndërsa shtypi po e llogarit si një sheik. Hajde kohë, hajde! E pse rri akoma ky Guvernator në postin e tij, pse nuk jep dorëheqjen? Përse duhet të rrije më në atë vend?


As kaq nuk e kupton, apo nuk e lënë ata që e kanë vendosur?


Jep dorëheqjen Guvernator, dhe shko përplasu edhe me drejtësinë, edhe me shtypin që të fitosh ose dinjitetin tënd, ose të vuash akuzën tënde.


Kjo varet nga ty….koha historike nuk mund ta falë një ngjarje të tillë që mund të jetë zanafilla e një kobi të madh që ka kaluare mbi shpinën e shqiptarëve të varfer, shprehet Ngjela.