Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela thotë se Shqipëria duhet të ndryshojë tërësisht sistemin e drejtësisë për të eliminuar korrupsionin e përhapur gjerësisht. Ngjela duke folur në një konferecë për sistemin në drejtësi të organizuar nga Akademia e Shkencave tha se, ekzisoton një marrëveshje e heshtur mes politikës dhe gjyqësorit. "Në Vlorë një gjyqtare gjykon 24 milionë euro dhe natyrisht ia hedh palës që do ajo. 27 vjeçe! Si ka mundësi të ndodhi kjo. S'ka gjyqtar në Angli nën 50 vjeç. Gjykata jonë është rinore, shumica me instikte seksuale të pashuara dhe japin drejtësi. S'është aq e thjeshtë çështja sa mendojmë ne. Sistemi ynë gjyqësor nuk vlen, duhet ndërruar sistemi. Sistemi ka lindur korrupsionin. Korrupsioni është një marrëveshje e heshtur midis politikës dhe gjyqësorit duke përfshirë ndoshta edhe prokurorinë", u shpreh Ngjela. Redaksia Online (f.s/shqiptarja.com) 19 Ndiqni Shqiptarja.com në Facebook dhe në Twitter TAG: spartak ngjela drejtesia sistemi i drejtesise