Në seancën e ditës së hënë në Kuvend, deputeti Spartak Ngjela ka ngritur shqetësimin e tij në lidhje me deklaratat e bëra nga kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Ngjela ka qenë mjaft i ashpër në qëndrimin e tij, duke e quajtur një injorant dhe kundërshtar të hapur të shqiptarëve kryetarin e Bashkisë së Himarës. Ndaj ai ka kërkuar që Presidenti i Republikës të ndërhyjë menjëherë, duke kërkuar shkarkimin e tij dhe ndjekjen penale për shkelje të Kushtetutës dhe fyerje nga shtetasve shqiptarë. Ngjela ka kujtuar se ky nuk është rasti i parë që kryetari i Bashkisë së Himarës shkel ligjet e këtij vendi, ndaj tani ka ardhur koha që ai të ndëshkohet dhe të mbajë përgjegjësi ligjore. Duke iu referuar historisë, Ngjela ka theksuar se Himara nuk ka qenë asnjëherë Greqi dhe nuk është e vërtetë që ortodoksia në Shqipëri është greke. Kjo vërtetohet edhe nga votat kundër që merr PBDNJ në Korçë.