Deputeti i pavarur Spartak Ngjela tha dje se qeveria ka frike nga Prokuroria e Pergjithshme e ndaj po kerkon ta veje ate nen kontroll. Duke folur per ngjarjen e fundit mes Ministrise se Drejtesise asaj bite Brendshme dhe Prokurorise, Ngjela tha nga foltorja e Kuvendit, se keto nuk tregojne gje tjeter vecse, armiku i popullit eshte kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tij. "Sa here kryeministrat duan te behen diktatore, ne durojme komisione hetimore. Shqiperia nuk ka opozite. C'eshte ky Fazlliu, si merreni me nje injorant, tere qeveria ne mbrojtje te tij. E dini qe kreret e mafies, te gjithe kane pas nga nje minister prapa. Institucionet e pavarura jane ngritur per te frenuar qeverine asgje tjeter", reagoi Ngjela. Sipas tij, te gjithe duhet te dalin ne mbrojtje te institucioneve te pavarura e mos te lejojne neperkembjen e tyre nga qeveria, ashtu sic po veprohet. "Nuk trembni askend me Tom Ridge. Damir Fazllic te vije me ke te doje ne Shqiperi, edhe me presidentin. Ne SHBA kane futur presidente ne burg. Ne Shqiperi nuk ka demokraci, vendi vuan nga nje qeveri uzurpatore", ka deklaruar Ngjela.