Nga Express më 12 shkurt 2011 në ora 13:30

Përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në Shqipëri, Spartak Ngjela, ka rikonfirmuar planin e aleatëve për të zhvilluar një protestë masive më 18 shkurt.



Duke folur pas mbledhjes së krerëve të partive të opozitës, Ngjela ka deklaruar se synimi i protestës do të jetë rrëzimi i kryeministrit Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar se nuk kursen as jetët e njerëzve për të ruajtur pushtetin e tij.



“Berisha vrau në Gërdec dhe tha se ngjarjen e sajoi “New York Times”. Berisha vodhi zgjedhjet dhe më pas i certifikoi ato. Berisha vrau njerëz në bulevard dhe akuzoi opozitën për to. Populli opozitar do kërkojë dorëheqjen e Berishës në protestën e 18 shkurtit”, ka pohuar Ngjela.