NgjelaAvokati Spartak Ngjela e ka konsideruar si të vështirë dekriminalizimin e politikës, pavarësisht se ndërkombëtarët po kërkojnë vendosjen e ligjit dhe drejtësisë.

Duke analizuar situatën nga Korça, Ngjela flet për faktet e sjella nga ndërkombëtarët dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje, e cila sipas tij kalon në disa hallka dhe është më e thellë nga sa duket.

Ngjela pohon se pushteti në Shqipëri është i ndarë, pasi pushteti politik është në duart e kryeministrit Rama dhe ai juridik në duart e opozitës, çka, sipas tij, është barriera kryesore që të mos ecet në drejtim të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Ndërkohë, duke u ndalur edhe tek fakti se 7 deputetë rrezikojnë mandatin për mosdeklarim të pasurisë, Ngjela është shprehur se ky është një hap i hedhur tashmë, por mbetet ende e paqartë nëse do të vendoset ligji në Shqipëri dhe bashkë me ligjin, drejtësia./TCh