Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin Kjo Javë në Neës 24 analizoi situatën politike në vend, ndërsa tha se të gjitha lëvizjet e politikanëve shqiptarë kanë vetëm një qëllim që ka të bëjë për të krijuar një destabilitet të vendit me qëllim që të ruajnë gjënë e vjedhur.


Sipas tij, me themelimin e qeverisë teknike në Shqipëri, do të nisë shumë shpejt arrestimi i politikanëve të cilët janë kapur me vjedhje dhe këto dosja tha ai kanë ardhur nga Amerika dhe janë të dokumentuara nga FBI-ja.


Ai foli edhe për protestat e opozitës, ku tha se me këtë zgjedhje kanë falimentuar, ndërsa pohoi se reforma në drejtësi ka hyrë në një proces të pakthyeshëm dhe nuk mund ta ndalojnë dot.


Situata është në favor të progresit të reformës në drejtësi, Pala e të korruptuarve iku nga loja, iku vetë.  Po ta shikosh me vëmendjen u eliminua shumë shpejt. Ndërkombëtarët janë në favor të reformës në drejtësi. Maxhorancën ata e kanë me vete. Rama nuk ka më fuqi më.


Këta kanë falimentuar, në shesh ishin 800 veta. Parlamenti vijon punën. Këtë javë do të fillojë SPAK. Qeveria teknike do të ngrihet, ndërsa do të nisin arrestimet e politikanëve. Dosjet kanë ardhur. Këta janë të trembur nga reforma në drejtësi. Seç do të dalë në gjykatë, do të fitojnë apo jo pavarësi, është çështje gjyqi. Ska gjë në dorë Rama. Sa të fillojë arrestimet, do të vijë qeveria teknike dhe do të vijnë nga jashtë. Ka nisur rekrutimi. Këta janë lapaculë që nuk duan drejtësi. Zgjedhjet janë për popullin. Data e zgjedhjeve është ligjore dhe ka koncept ligjor.


Tremben se ata e kanë marrë seriozisht. Gjënë e vjedhur këta nuk e shpëtojnë, Reforma në drejtësi tani do të presim. Këtë javë do të jetë Prokuroria e posaçme, Dosjet e FBI kanë ardhur. Të korruptuarit i tremben, sepse janë me fqinjët. Janë për destabilizimin e Shqipërisë, sepse duan të fshehin gjënë e vjedhur, tha Ngjela.


Balkanweb