Bregdeti Lindor i Amerikës se Veriut po dridhet nga i ftohti rekord që ka sjellë i ashtuquajturi cikloni bombë, i cili ka zbardhur edhe Floridën.


Në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë temperaturat ranë në -29 gradë celsius, por u ndjenë si -67 gradë mbrëmjen e të premtes, për shkak të erërave të acarta.


Moti ekstrem i ka kushtuar jetën të paktën 19 personave në SHBA dhe 2 të tjerëve në Kanada.


4 viktima u shënuan në aksidente rrugore të shkaktuar si pasojë e ngricave në Karolinat Veriore e Jugore, ndërsa të tjerë humbën jetën në Uiskonsin, Kentaki dhe Teksas.


6 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)