Edhe përse tani nuk janë më bashkë, Nick Jonas ka vetëm fjalë pozitive për të thënë për ish të dashurën Selena Gomez. Në intervistën e tij për Entertainment Weekly, këngëtari 23-vjeçar nuk ndalon së komplimentuari Selenën për zgjuarsinë e saj dhe për këngët e suksesshme. Nick po ashtu pohon se ai ka qenë fans i dy kengëve më në zë qe Selena ka publikuar që pas ndarjes me Justin Bieber.
Ai thotë: Selena është një vajzë shumë shumë e zgjuar. Albumi i saj i ri ishte i mrekullueshëm, madje kam qenë një fans i madh i këngëve Good For You dhe Hands to Myself. Jam krenar për të.
Nick po ashtu kthehet pas në vitin 2008, atëherë kur ekzistonte ende grupi famshëm me Selenën, Miley Cyrus dhe Demi Lovato. Të gjithë kishin marrëdhënie shumë të mira bashkë, edhe përse më vonë gjërat morën një rrjedhë tjetër. Jonas shton: Kemi qenë një grup shume i mirë dikur. Mes nesh ka patur histori.
Nick Jonas fillimisht ka qenë i dashuri Miley Cyrus ndërsa nga 2008-2010 ai qëndroi pranë Selena Gomez. Edhe përse e vështire për tu besuar, dikur Selena dhe Miley dikur ishin shumë mike të mira, deri në momentin që Gomez nisi lidhjen me Jonas.
Ndërsa Demi Lovato ishte partnerja e vëllait të Nick, Joe Jonas. Por edhe përse çifti janë ndarë Nick vazhdon të ruajë marrëdhënie të mira me Demi, madje edhe këndojnë bashkë.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter