Ata janë bërë të njohur vite më parë dhe përsëri vazhdojnë të ruajnë popullaritetin e dikurshëm. Si të gjithë VIP-at, qendrën e vëmendjes nuk e fitojnë vetëm me një këngë të bukur dhe albume të suksesshme, por edhe me romancat me persona të tjerë të botës së televizionit.



Ndër këto mund të rendisim dhe romancat e më të voglit nga Jonas Brothers , Nick, i cili ka pasur lidhje me Miley Cyrus dhe Selena Gomez dhe jo vetëm. Joe Jonas po ashtu ka gjetur mënyrën e tij për të rënë në sy me romancat e tij, tek të cilat renditet ajo me Taylor Swift dhe Demi Lavato.



Dhe së fundmi ata janë parë në një ndeshje tenisi e cila është zhvilluar në New York së bashku me të dashurat e tyre.





Joe u pa i ulur përkrahë modeles Blanda e cila është 29 vjeç dhe është 5 vite më e madhe se ai, ndërsa Nick u pa i shoqëruar nga 21-vjeçarja Oliva Culpo, që është dhe fituesja e Miss Universit. Çifti është përfolur dhe më parë për romancën e tyre, por e kanë mohuar duke u shprehur se mes tyre ekziston vetëm një miqësi e bukur.




Duket se 20-vjeçari më në fund ka vendosur që të bëjë publike lidhjen e tij me Olivian, pasi përveçse ka postuar disa foto në Instagram, ka ndarë me të një puthje të gjatë pak përpara se të fillonte ndeshja.