Mbrojtësi i Dinamos, Abraham Alchevny vendosi një rekord unikal në kampionatin shqiptar. Nigeriani shtatshkurtër fitoi për herë të tretë rresht një titull kampion në Shqipëri, dhe për më tepër me tre skuadra të ndryshme: me Elbasanin në sezonin 2005-2006, me Tiranën në sezonin 2006-2007 dhe së fundi me Dinamon në sezonin 2007-2008.