Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Nikki Haley, ka ftuar në një pritje përfaqësuesit e shteteve të cilët kanë votuar kundër, kanë abstenuar apo që nuk kanë marrë pjesë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Jeruzalemin, transmeton Anadolu Agency.


Në letrën e ambasadores Haley thuhet se pritja për shtetet në fjalë do të mbahet më 3 janar ditën e mërkurë, në shenjë falënderimi për miqësinë e treguar me SHBA-të.


Përveç SHBA-ve dhe Izraelit, kundër rezolutës për Jeruzalemin në KB votuan edhe Guatemala, Hondurasi, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Togo dhe Palau.


Shtetet që abstenuan ishin Australia, Antigua-Barbuda, Argjentina, Ishujt e Bahamas, Benini, Butani, Bosnjë e Hercegovina, Kanadaja, Kroacia, Çekia, Dominika, Guinea Ekuatoriale, Fixhi, Haiti, Xhamajka, Letonia, Lesoto, Kameruni, Kolumbia, Kiribati, Malavi, Hungaria, Meksika, Panamaja, Paraguaji, Filipinet, Polonia, Rumania, Ruanda, Ishujt Solomon, Sudani i Jugut, Trinidad-Tobago, Tuvalu, Uganda dhe Vanuatu.


Haley gjatë fjalimit të saj në OKB reagoi ashpër dhe ka kërcënuar shtetet anëtare që të mos votojnë kundër vendimit të SHBA-ve.


SHBA-të do të zhvendosin ambasadën e tyre në Jeruzalem. Populli i SHBA-ve po e kërkon këtë nga ne dhe kjo është gjëja e duhur. Asnjë votim nuk do ta ndryshojë këtë por ky votim do të bëjë një ndryshim në aspektin se si amerikanët do ta shohin OKB-në dhe se si ne do ti shohim shtetet të cilat nuk na kanë respektuar neve në OKB, tha ajo.