NIKOZIA- Guvernatori i "Bank of Cyprus" (Banka e Qipros), banka më e madhe dhe kryesorja në ishullin e Mesdheut deklaroi dhënien e dorëheqjes nga detyra e kreut të insitucionit financiar, pas arritjes së marrëveshjes për një plan shpëtimi ekonomik mes Qipros dhe Trojkës së kreditorëve ndërkombëtarë, njoftuan burime mediatike.
Sipas agjencisë qipriote të lajmeve 'CNA', guvernatori i "Bank of Cyprus", Andreas Artemis (foto) ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Ndërkohë që ministri qipriot i Financave, Michael Sarris tha se se bankat e ishullit pritet të rihapen të enjten. "Besoj se bankat do të rihapen ditën e enjte ashtu siç ishte parashikuar", deklaroi ministri për radion britanike BBC.
Vendimi për të rihapur shumicën e bankave vjen pas marrëveshjes së arritur mes Qipros dhe Trojkës (BE-BQE-FMN) për të shmangur falimentimin dhe daljen e vendit nga eurozona.
Një marrëveshje për shpëtimin e Qipros nga falimentimi u arrit dy ditë më parë mes Qipros dhe Trojkës
(sg/shqiptarja.com)