Ndermjetesuesi i Kombeve te Bashkuara per çeshtjen e emrit, Metju Nimic, arrin sot ne Shkup, ku do te zhvilloje bisedime me zyrtaret me te larte te Maqedonise. Gjate vizites ne Shkup e pastaj ne Athine, ai do te shqyrtoje mundesite per zgjidhje te shpejte te mospajtimeve lidhur me kontestin e emrit ndermjet Maqedonise dhe Greqise. Nimic ne Shkup do te qendroje deri me 7 korrik dhe me pas do te udhetoje ne Athine. Ekspertet vendore per çeshtje te politikes nderkombetare kane vleresuar se autoritetet politike ne Shkup nuk jane duke treguar sinjale pozitive per arritjen e kompromisit me Greqine. Sipas tyre, autoritetet maqedonase nuk jane te gatshme per kompromisin per emrin ndersa Kryeministri Nikolla Gruevski vazhdimisht po perserit qendrimin se propozimi eventual per ndryshimin e emrit te vendit, duhet te kalohet ne referendum.