Nis punimet Asambleja Kombetare e Partise Socialiste, nderkohe qe me votim eshte vendosur qe kamerat te qendrojne jashte salles.

Asambleja do te degjoje vleresimin dhe qendrimin e kryetarit Edi Rama per zgjedhjet i bere publik edhe gjate diteve pas zgjedhjeve, por edhe qendrimin e tij ne lidhje me statutin e partise qe parashikon nderprerje te mandatit te kryetarit ne rast te humbjes se zgjedhjeve te pergjithshme.

Burime brenda selise roze konfirmojne per Top Channel se kete pike te nxehte zoti Rama do te shprehet ne respekt te statutit.

Asambleja pritet te miratoje nje rezolute ku shprehet qendrimi i PS-se, per zgjedhjet, disa pika te se ciles Top Channel arriti t’i zbuloje.