Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur verifikimin e figurës së prokurores së Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani.


Prokurorja e Shkodrës është paraqitur vetë përpara KPK, duke mos pranuar të marrë avokat.


Sipas relatores Genta Bungo deklaroi se pas një hetimi të thellë të KPK rezultoi se prokurorja Nikëhasani nuk ka fshehje të pasurisë.


“Subjekti i është nënshtruar procedurave me përparësi për shkak se është kandidate për KLP. ILDKPI ka kryer kontroll të plotë të pasurisë në vite dhe ka arritur në përfundim, se Nikëhasani ka kryer deklarim të saktë. Nuk ka fshehje të pasurisë. KPK kreu një hetim të thellë, u shpreh relatorja.


KPK nis kështu sitën ndaj prokurorëve pas kontrollit ndaj disa gjyqtarëve, që rezultoi me largimin nga sistemi të gjyqtarëve Fatos Lulo dhe Trezhnjeva.


17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)