Nis sot aplikimi për Lotarinë Amerikane, për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë dëshirë të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara  të Amerikës.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2016 nis të mërkurën, më 1 tetor 2014 në orën 12:00 mesditë, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të hënën, më 3 nëntor 2014, në orën 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5)”, sqaron ambasada amerikane.

Ndërkohë jepen edhe udhëzimet dhe kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët.

Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta të pranueshmërisë¸ në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie. Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë.

Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantë¸ nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit.

Për Lotarinë DV-2016, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të ligjshëm për të aplikuar, pasi këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara: Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, San Salvador, Haiti, India, Xhamaika, Meksikë, Nigeri, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam.

Personat e lindur në Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Taivan janë të ligjshëm”, sqarohet në udhëzimin e ambasadës. /ATSH/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)


Ndiqni Shqiptarja.com në
Facebook dhe në
Twitter