Ka nisur ceremonia e dasmës mbretërore. Princ Harry tashmë ka mbërritur në Kishë dhe pritet ardhja e nuses.


Meghan Markle është në rrugën e saj drejt kishës. Nusja mbretërore është larguar nga Cliveden House Hotel në Taplow ku ka kaluar mbrëmjen e saj të fundit si beqare së bashku me nënën e saj, Doria Ragland.


Princi Harry dhe Meghan Markle do të quhen si Duka dhe Dukesha e Sussex. Mbretëresha ka dhënë këto tituj për nipin e saj dhe nusen e tij. Meghan do të bëhet kështu Dukesha e parë e Sussex-it në histori, ndërsa Princi Harry do të jetë Duka i parë i Sussex-it pas 175 vitesh.


Në këtë mënyrë, ish-aktorja amerikane Meghan Markle do të quhet tashmë Lartmadhëria e Saj Dukesha e Sussex.








19 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)