Ministri i Mjedisit Lefter Koka gjate insepektimit te punimeve Nis procesi i rehabilitimit të sipërfaqes së shpyllëzuar dhe të dëmtuar në Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka gjate insepektimit te punimeve tha, se për here të parë pas tetë vitesh, po kryhet pyllëzimi në Parkun Kombëtar të Llogarasë, ndërsa u bëri apel qytetarëve, që të ruajnë, por edhe të shtojnë pyjet.
Aktiviteti është mbështetur nga projekti i PNUD-it për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare në Shqipëri .
Dëmtimet e konstatuara janë kryesisht në zonën periferike të Parkut dhe kanë ardhur si pasojë e zjarreve në pyje dhe e faktorëve të tjerë si prerje dhe ndërtime.