Sipas programit të opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ai i PD-së, Lulzim Basha do të flasin të fundit në protestën e kryesuar prej tyre.


Të dy liderët do të takohen në hyrje të Bulevardit, teksa do të nisen të dy nga selitë e partive për të mbërritur së bashku në protestë.


Sipas programit të fjalimeve do të jetë nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho që do të çelë fjalimet, për të vijuar më pas me kreun e Shoqatës Antikomuniste, Nebil Çika.


Fjalën do e marrin me radhë liderët e partive aleate, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka etj.


Kryemadhi dhe Basha do të jenë ata që do të përmbyllin fjalimet.


PROGRAMI I PLOTE



  1. Zv, kryetari i Partise Demokratike, Edmond Spaho

    2. Kryetari i Shoqates antikomuniste te ish te Perndjekurve Politike- Nebil Cika

  2. Ky eshte nje bashkim mes qytetareve kunder te keqes, pa dallime partiake. Kemi sot ketu, zotin Agim Kaca, nje aktivist i njohur i Partise Socialiste, qe ka vendosur te mbeshtese kauzen tone ,Z.Agim Kaca

    4. Kryetar i Partise Republikane- Fatmir Mediu-

    5. Kryetari i Levizjes per zhvillim kombetar -Dashamir Shehi

    6. Kryetar i Partise Demokristiane -Nard Ndoka

    7. Kryetar I partise Bashkimi per te drejtat e njeriut -Vangjel Dule

    8. Kryetar i Partise Agrare Ambientaliste Agron Duka

    9. Kryetare e Levizjes Socialiste per Integrim

    Monika Kryemadhi

    10. Oficeri i polivise qe ndaloi habilajt, nuk e dinte se ate nate qe ushtroi detyren, ne fakt sapo i kishte hapur dyert nje perndjekje ndaj tij dhe familjes se tij. Dritan Zagani qe zbuloi i pari lidhjet e Tahirit me drogen, vjen ne kete shesh me nje mesazh

  3. Kryetari I Partise Demokratike -Lulzim Basha


27 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)