Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në nisjen e punimeve për Bypass-in e Tepelenës. Në fjalën e mbajtur, kryeministri deklaroi se shumë shpejt do të nisë puna dhe për Bypass-in e Fierit dhe të Vlorës.


Bypass-i i Fierit dhe Vlorës janë në procesin e rilidhjes së kontratave, pasi u detyruam ti anulojmë kontratat abuzive të lidhura. U detyruam të rishikojmë projektet pa logjikë të bëra, rimodeluam skemën e financimit të tyre


Në fillim të gushtit hapen dhe ofertat dhe jemi besimplotë se brenda shtatorit dhe në rastin më të keq për shkak të procedurave, në tetor nis puna për të mos u ndalur më.


Bypass-i i Fierit do jetë gati për sezonin turistik, ndërsa i Vlorës është më kompleks dhe do të përfundojë më vonë.  Ka nisur puna për bypass-in e Milotit, deklaroi Rama.


14 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)