Puna për konstituimin e komsionieve te vettingut ka nisur zyrtarisht, ndërsa sot u mblodh komsioni ad hock me 6 anëtarë që do të verifikojë kandidaturat për këto institucione.
Komisioni parlamentar ka 10 ditë kohë për të filtruar 193 kandidatë, ndërsa do i referojë dy komsioneve të tjera emrat nga ku do të zgjidhen anëtarët e institucioneve që do kalojnë në site per integritetin moral dhe profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Komisioni do të marrë në shqyrtim dosjen e 193 kandidatëve per institucionet e vlerësimit. Ky komision ka 10 ditë kohë për të verifikuar kandidatët” tha Ulsi Manja
Nga ana e tij Bylykbashi tha se detyra e këtij komisioni është t’i dërgojmë dy komisioneve të tjera kandidatë të besuar.
Komsioni ad hoc, do të verifikojë të 3 listat, ku 67 kandidate plotësojnë kriteret, 39 kandidatë jan listuar si persona që nuk plotësojnë kriteret formale, ndërsa Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dhënë rekomandim negativ për 87 kandidatë të tjerë.
Pas verefikimit, këto lista i dërgohen dy komisioneve të tjera ad hoc, një me 12 anëtarë që do të zgjedhë anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe tjetri me 6 anëtarë që do të zgjedhë anëtarët e Kolegjit e Apelimit.
Procedura e ngritjes së organeve të vettingut, pritet të përmbyllet brenda 50 ditëve.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter