Ne Delvine po punohet ne rrugen qe lidh lagjen “Rusan” me qytetin. “Rusan” eshte nje lagje e hershme dhe shume e njohur per vizitoret, e shumekerkuar per monumentin e kultures qe ka, per xhamine e Gjin Aleksit. Sapo hyn ne Delvine, ne te majte te rruges ku lexohet tabela “Rusan” shfaqet nje kantier punimi, ku po zgjerohet rruga drejt xhamise, nje investim i qeverise shqiptare permes Fondit per Zhvillim. Nderhyrjet per te shmangur shembjen dallohen edhe ne hyrje te xhamise. Xhamia ka dhomen e lutjes e ndertuar ne shekullin XVII. Ajo ka emrin e nje kristiani Aleks dhe disa varre te shenjta myslimane, ku nje prej tyre sipas banoreve ka qene deri ne vitet ’97 i paprekur. Sipas drejtorit te Drejtorise Rajonale te Kultures, Panajot Gunari, pritet te nis rivitalizimi i 7 monumenteve: xhamia e Gjin Aleksit dhe kompleksi i Xhermehalles ne Delvine, Bazilika e Madhe - Sinagoga e Sarandes, Kalaja e Borshit, Kalaja e Ali Pashe Tepelenes ne derdhje te Vivarit dhe kalaja trekendore veneciane perballe qytetit antik Butrint, Kulla e Cukes, Bazilika e 40 shenjtoreve.