Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur fillimi i punimeve për rikonstruksionin e shtëpisë muzeale të vëllezërve Frashëri.


Me një video të publikuar në Facebook, kreu i qeverisë ka uruar të gjithë ndjekësit e tij.


“Mirëmëngjes dhe me fillimin e punimeve për rimëkëmbjen muzeale të Shtëpisë së vëllezërve Frashëri dhe gjallërimin e një rajoni zemrek të historisë sonë kombëtare, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.






MIRËMËNGJES dhe me fillimin e punimeve për rimëkëmbjen muzeale të Shtëpisë së Frashërllinjve të mëdhenj, në kuadrin e ndërhyrjeve tërësore në një zonë zemrek të historisë sonë kombëtare, me potenciale të mëdha turistike, ju uroj një ditë të bukur


Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 21. Juni 2018



22 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)