I pranishëm në stadiumin e Gjirokastrës për të ndjekur sfidën e vendasve me Flamurtarin ishte edhe futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, që është pjesë e Pas Janinës në Greqi. Në lidhjen me Gol pas Goli kavajasi tregoi se mbetet një ndjekës i rregullt i futbollist shqiptar.


 E keni ndjekur Superioren?


Lojtari i ndeshjes nuk mund të jem unë, erdha në pjesën e dytë (qesh). Pashë një ndeshje të mirë, duke parë se terreni nuk i favorizonte shumë lojtarët. Të dyja skuadrat kanë trajnerë të mirë. Jam i kënaqur që brezi i ri trajnerëve po futet me ide të reja, kjo më pëlqen.


Partizani në vendin e parë, Tirana fitoi me Kukësin


Kampionati është në nivele të mira, më pëlqen mënyra si po zhvillohet. As polemika për gjyqtarët nuk ka aq shumë. Jam ndjekës i Tiranës dhe u ndjeva mirë që fitoi, u tregoi të gjithëve që Tirana është aty. Edhe Kukësi është ekip i mirë, Partizani më në fund lufton për titull, por nuk do ta ketë të lehtë. Sa më i fortë të jetë kampionati, aq më e mirë është fundjava në Shqipëri, përfshirë tifozët që e ndjekin. Duke parë se jam afër, vij shpesh nga Janina. Më pëlqen qyteti, edhe femrat vijnë me kënaqësi në stadium. Nuk ka kore ofenduese, por kampionati më duket në nivel të mirë. Shpresoj të shohim ndeshje sa më të bukura. Në derbin e radhës, të fitojë Tirana, sepse ngelëm kaq kohë pa fituar.


Po mendoni të nisni karrierën e trajnerit?


Pasnesër mbush 33 vjeç, e kam ende zjarrin brenda vetes dhe nuk mendoj se është momenti të tërhiqem. Kur të më fiket zjarri, nuk do të luaj më. Kam që 10 vjeç që luaj dhe nuk e shoh veten në fushë tjetër. Kjo është gjëja që di të bëj më mirë. Nga java që vjen, do jem trajner i jashtëm i një prej klubeve në Greqi, sepse nuk lejohej të jem i parë. Do të jem një trajner part-time.


Keni marrë leksione nga Daja?


Për Dajën flasin faktet, është një nga teknicienët më të mirë në Shqipëri. E pyeta çfarë librash duhet të lexoj në këtë periudhë që jam pak më i lirë. Nga çdo trajner marrim mësime. Çdo ditë për mua është investim.Daja mendon se futbolli këtu po shkatërrohet prej gjyqtarëve dhe mungesës së lojës efektive.


Ku bazoheni atëherë kur thoni që kampionati është më mirë?


Risia e këtij sezoni janë trajnerët e rinj në shumë skuadra, kjo më pëlqen. Kur ka frymë të re, ka zhvillim. Daja më pas i sheh ndeshjet nga brenda dhe e di më mirë. E vërtetë që trajnerët e rinj shkarkohen. Bisedoj edhe me të rinjtë, sepse kam luajtur me ta dhe kam miqësi. Shpresoj që ky mentalitet të ndryshojë dhe trajnerët e rinj të kenë kohën të tregojnë veten.


Gazeta Shqip