Pesë institucionet e para shëndetësore pasi vetëvlerësuan paraqitjen e tyre bazuar në standardet e vendosura e përmirësuan mangësitë e konstatuara morën vlerësimin e specialiteve të jashtëm duke dëshmuar kështu për nisje të procesit të akreditimit të qendrave shëndetësore, klinikave stomatologjike, laboratorëve mjekësor e farmacive në vend.



Por ndërsa sipas drejtorit të Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit,Isuf Kalo institucionet shëndetësore private paraqesin interes për t’ju nënshtruar vlerësimit për shërbimet që ofrojnë ato publike paraqiten indiferente përpara këtij detyrimi ligjore



Nëse spitalet rajonale nuk i nënshtrohen akreditimit rrezikojnë të humbasin jo vetëm bonuset, por edhe fondet që Instituti i Sigrurimeve të Kujdesit Shëndetësor lëvron për to çdo vit.